Në rrënojat e kishës së vjetër të Shën Gjonit në Dushaj të Tropojës,në breg të liqenit të Fierzës ku bashkohen Drini me Valbonën, e sipas studiuesve, nëse Zoti do zbriste në tokë, aty do ta ndërtonte shtëpinë e tij, tashmë ndodhet ndërtesa e bukur e kishës së Shën Gjonit, rrethuar me lisat karakteristikë, ndërtuar dhe restauruar në vitin 2004.

kisha tropoje

Kisha e vjetër i përket kohës së perandorisë romake dhe i ka shërbyer popullsisë iliro-dardane.Përballë në fshatin Degë ka qënë kryeqendra e Pjetër Spanit .Rrënojat e kishës kanë ekzistuar deri  para fillimit të punimeve në hidrocentralin e Fierzës,thotë studiuesi vendas,Gjon Markokaj.

kisha tropoje

Përreth mureve të kishës lartësoheshin lisa të gjatë ,me gjethe në formën e vidhit,por të një lloji të veçantë nga gjithë llojet e tjera të drurëve që rriten në veri.Madje,sipas specialistëve  të pyjeve dhe të fakultetit të inxhinjerisë pyjore,këta drurë janë të rrallë,të vetmit të llojit të tyre në Shqipëri.

Përballë mureve shtrihej një livadh i rrafshët prej katër dynymësh.Në një pjesë të mbetur bosh,i përmbysur tashmë nga liqeni i Fierzës,u ndërtua kisha e re.Ndërtesën e kishës e rrethojnë llojet e veçanta të drurëve ,që lartësohen mbi të,ku tashmë janë kthyer edhe në legjendë.Kushdo që ka vënë dorë mbi ta,ose ka prerë degë të tyre,kanë pësuar fatkeqësi.

kisha tropoje

E Gjoni tregon me fakte shumë histori të atyre drurëve të veçantë e karakteristikë,të cilët lulëzojnë herët e kanë një erë të këndshme e shumë të veçantë.Mendohet se këta drurë janë sjellë nga romakët kur është ndërtuar kisha dhe  janë mbjellë për zbukurim.

E veçanta tjetër e tyre është se ata shtohen nepërmjet çeljes së filizave të tyre.

Në bjeshkët e Tropojës,në Shtegun e Dhënve,rritet një lule endemike shqiptare, e vetmja në botë për nga lloji e emërtuar “Vulfenia Baldac”.Në vitin 1897 ,botanisti me famë botërore Baldac,zbuloi këtë specie ,çka tregon lidhjet që ka pasur në të kaluarën e largët flora e jonë me atë të Azisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)