Vllaznia e futbollit për femra këtë sezon merr pjesë në fazën e grupeve në Champions League. Mes 16 më të mirave të Europës, vajzat shkodrane shkruan historinë për Shqipërinë. Në ndeshjen e parë në grupin A, Vllaznia u mposht 0-2 në "Loro Boriçi" nga Real Madrid.
Megjithë humbjen, lojtaret e Nikolin Lekës treguan nivel të lartë loje. Mes portave shkëlqeu edhe gardiania Uilliams Mosier. Amerikania ka merituar vendin në formacionin më të mirë të javës. Sipas Sofascore portierja bëri paraqitjen më të mirë nga tetë duelet. Krah saj janë edhe lojtare të Real Madrid, Chelsea apo Barcelonës. Në ndeshjen e dytë Vllaznia e femrave luan me Chelsea në transfertë në datën 26 tetor.


