Mesazhe nga vajzat e trafikuara
që fshihen pas artit dhe pikturave

Mesazhe nga vajzat e trafikuara<br />që fshihen pas artit dhe pikturave
TIRANE- Trafikimi i vajzave, shumica e të cilave janë minorene, është një realitet që nuk e shikojmë, një realitet për të cilin nuk flitet. Edhe kur arrijnë të dalin nga kurthi i trafikantëve, prapë iu duhet të mos flasin. Të frikësuara, të vetëdijshme, në fakt, se çfarë mund t’u ndodh...!, por edhe të kërcënuara nuk janë jo vetëm ato, por edhe punonjëset që asistojnë në ndihmë të tyre. Këtë na e tregon një psikologe e shoqatës "Të Ndryshëm & Të Barabartë", që punon për rehabilitimin e viktimave.

Të mos tregosh emrat e viktimave është tashmë një rregullore-tabu për këtë shoqatë. Që ato të flasin gjejnë një alternativë tjetër, shprehjen përmes pikturës, edhe pse dashur pa dashur ngrihet “një perde” që e fsheh realitetin. Shoqata “Të Ndryshëm & Të Barabartë”, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme/Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Anti –Trafik, në kuadër të Javës Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore të martën mundësoi ekspozitën ndërgjegjësuese: “Unë e lashë të kaluarën pas”. Ekspozita u çel në Ministrinë e Kulturës me mbështetje të këtij institucioni.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje