Operacioni antidrogë i koduar 'Postalmarket', i zhvilluar vetëm dy ditë më parë në Breshia të Italisë ka sjellë detaje të reja në lidhje me grupin kriminal të arrestuar.
Gjatë këtij operacionit u arrestuan për trafik droge 17 persona, ku 8 prej tyre ishin me origjinë shqiptare. Ata janë Amarildo Gjepali, Klajdi Vrioni, Amarildo Katundi, Valter Gjepali, Mehmet E., Franc Gjepali dhe Nelda Tartari.
Mediat italiane kanë publikuar disa detaje rreth mënyrës se si funksiononte grupi kriminal, kjo përmes përgjimit të bisedave telefonike mes trafikantëve dhe konsumatorëve.
Për të mos u kuptuar, ata nuk e tregonin asnjëherë kohën kur takoheshin për shpërndarjen e drogës.
“Je aty”? “Ke kohë për një birrë”? “Do të darkojmë së bashku”? Këto janë shprehjet që autoritetet kanë zbuluar gjatë enkriptimit të mesazheve.
Për të treguar llojin e lëndës narkotike, trafikantët përdornin fjalën “kartonxhez” për të simbolizuar kokainën dhe “çokollatë” për marijuanën.
Për vendin e takimit ata thonin “shihemi në vendin e lodrave”. Ky vend ishte fshati Fondo në Alta Val di Non, i cili ishte edhe baza kryesore e grupit, i cili drejtohej nga vëllezërit Gjepali
Ajo që ka çuditur hetuesit ishin edhe mesazhet zanore që dërgonte grupi kriminal. Në to nuk dëgjohej asgjë, por u zbulua se zgjatja e saj tregonte sa gramë lëndë narkotike donte konsumatori.
Gjatë shkëmbimit të mallit ata përdornin makina të ndryshme.
Një rol të kyç në grup kishte edhe gruaja e vetme e arrestuar, Nelda Tartari. Sipas hetimeve pritej të hapej një tjetër bazë e grupit kriminal pikërisht në zonën ku jetonte Nelda Tartari, në Bolzano.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.2%
-
Jo
55.7%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5044
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Papa Françesku ende në gjendje kritike, por të qëndrueshme! Kryen një tjetër skaner për monitorimin e pneumonisë
25 Shkurt, 20:28
-
Shisnin kokainë dhe hashash nga Tirana në Vorë, 3 të arrestuar! Dy prej tyre pjesë e të njëjtit grup (EMRAT+VIDEO)
25 Shkurt, 14:02
-
Itali/ Jo vetëm kuzhinier restoranti, por edhe droge! Shqiptari kapet me më shumë se gjysmë kilogrami kokainë
25 Shkurt, 13:54
-
Kavajë/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet për ekstradim 43-vjeçari i dënuar me 7 vite burg në Torino (EMRI+VIDEO)
25 Shkurt, 13:36
-
Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë: Papa Françesku kaloi një natë të qetë, por gjendja ende serioze
25 Shkurt, 09:30
-
Perugia/ Ndjekje si në filma, ‘piloti’ shqiptar garë të çmendur për arratisje, hedh kokainën nga dritarja e makinës! E kishte fshehur në vezë ‘Kinder’
25 Shkurt, 08:21
-
Itali/ U kap me kokainë, shqiptari pendohet dhe kërkon falje para gjyqtarit: E bëra për babanë e sëmurë rëndë, më duheshin para për kurimin!
25 Shkurt, 08:00
-
Balla në Udine: Shqipëria nuk është më sot 'delja e zezë' e Europës, synimi ynë, destinacion turistik jo vetëm për verën
24 Shkurt, 19:56
-
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë lutet për Papa Françeskun: Lutemi që Perëndia t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të vazhduar misionin e Tij
24 Shkurt, 15:17
-
Papa Françesku prej 10 ditësh në spital/ Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë: Kaloi një natë të qetë
24 Shkurt, 10:19
-
Itali/ Pronari dhe kamerat e sigurisë tradhtojnë ‘skifterët’ e maskuar shqiptarë, njëri kapet në ndjekje dhe tjetri arratiset! Plaçkitën para dhe bizhuteri ari
24 Shkurt, 08:33
-
Papa Françesku mbetet në gjendje kritike, mjekët: Ka një dëmtim të lehtë të veshkave! Janë dhënë transfuzione dhe oksigjen, por është i vetëdijshëm
23 Shkurt, 22:29