Mesazhi i At Grigor Pelushit për besimtarët: Ulni shpenzimet për Pashkën se jemi në kohë të vështirë (VIDEO)

TIRANE-At Grigor Pelushi në një intervistë për "Repolitix" kishte një apel për komunitetin ortodoks që kjo Pashkë të jetë ndryshe, të shpenzohet më pak dhe të mendohet për shumë për njerëzit në nevojë në këtë situatë ku ndodhemi nga koronavirusi.  At Pelushi u shpreh se nisur nga rrethanat kjo Pashkë do të jetë ekskluzivitet i familjes, pasi nuk lejohet dalja nga banesa dhe ritet do të bëhen në shtëpi.

"Besoj se do të jetë një Pashkë që do të i dedikohet ekskluzivisht vetëm familjes se nuk kemi mundësi për të lëvizur. Të përpiqemi të konsumojmë sa më pak dhe të ulim shpenzimet dhe të mendojmë edhe për të afërmit tonë që ndodhen pranë nesh në pallat, lagje dhe pranë nesh, pasi po jetojmë kohë të vështira nga ana ekonomike, prandaj duhet të solidarizohemi me njerëzit e tjerë".

Interesi i besimtarëve për besimin në këtë moment, tha At Grigor Pelushi është rritur. "Po interesohen më tepër për besimin e tyre. Të përpiqemi të shtojmë sa më shumë dashurinë, kjo jetë sado të jetojmë është shumë e shkurtër dhe të përpiqemi të kuptojmë qëllimin. Ne na vihet në provë besimi, prandaj duhet të duamë njëri tjetrin" tha ai.

Në kushtet kur pjesëmarrja në meshë nuk lejohet por ashtu as lëvizjet, At Grigor Pelushi kishte një sugjerim për besimtarët si të urojnë njëri tjetrin. "Unë i nxis të gjithë se me ata lambatat që ata i kishin marrë për ti ndezur në ditën e Pashkës, në orën 12:00 të natës aty të mblidhen dhe të dalin duke mbajtur në ballkone këtë dritë" tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 17/04/2020 12:05

    O At Gregori leri keto se i dijme por na thuaj cfare do beje Krishti kur te ngjallet te shtunen e pashkeve, se njerzimi eshte ne diten me te zeze, po s'beri gje Krishti me salivirusin atehere per cfare e kemi engjellin mbrojtes, nuk na hyn ne pune me pjesmarrja ne kishe po nuk e luftuat salivirusin ne keto dite te erreta per njerzimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë