Ndarja nga jeta e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka prekur gjerësisht botën e sportit, duke qenë se Vokrri ka bërë histori në futbollin e luajtur me Partizanin e Beogradit apo edhe Jugosllavinë.
Në homazhet që po mbahen në Prishtinë, ka pasur disa personalitete të rëndësishme, të cilët janë bashkuar me dhimbjen e të afërmve të Vokrrit, një ndër të cilët ishte edhe këshilltari i presidentit të FIFA-s, Zvonimir Boban.
Boban ka një karrierë të pasur futbollistik pasi ka qenë futbollit i Milanit, duke fituar 4 tituj kampionë dhe 1 Ligë Kampionesh. Ai ka qenë edhe kapiteni i Kroacisë.

“Erdha për ta ngushëlluar familjen e Vokrrit për këtë humbje të madhe. Më duhet të sjellë ngushëllimet edhe nga Infantino. Ka qenë legjendë e futbollit.
Më rrallë jam takuar viteve të fundit, por ka qenë njeri i madh. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll”, - ka thënë zv.sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Boban.
/Shqiptarja.comKomente
