Një lajm i zi për futbollin shqiptar, në përgjithësi, dhe atë kosovar në veçanti. Presidenti i FFK-së (Federatës Kosovare të Futbollit), Fadil Vokrri, 57 vjeç, ka ndërruar jetë. Kështu bëjnë me dije mediat kosovare.
Si pasojë e një komplikimi shëndetësor, të cilin nuk mundi ta tejkalojë as pasi u dërgua me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit, kreu i futbollit kosovar është ndarë nga jeta.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Klan Kosova” familjarë të legjendës të futbollit kosovar. Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi i është rënduar gjendja shëndetësore, teksa dyshohet për një sulm në zemër. Menjëherë është dërguar në spital, por situate ka ardhur duke u përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë.
“Shqiptarja.com” i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, Federatës Kosovare të Futbollit dhe gjithë miqve e dashamirësve të futbollit. Ai do të mbetet në histori jo vetëm për talentin dhe karrierën si futbollist, por si presidenti i parë i FFK-së, që mundësoi anëtarësimin e futbollit kosovar në FIFA dhe UEFA. Shteti më i ri i Ballkanit, falë punës së tij këmbëngulëse, garon sot në garat ndëkombëtare.
Një nga kulminacionet e futbollit shqiptar ishte kualifikimi i Flamurtarit të Vlorës ndaj Partizanit të Beogradit në Kupën UEFA. Goli i Sokol Kushtës në Beograd është një nga kryeveprat e futbollit tonë.
Në radhët e Partizanit të Beogradit luante legjenda Fadil Vokrri, që është ndarë sot nga jeta pas një sulmi në zemër. Dhe nuk mund të mungonte mesazhi ngushëllues i Sokol Kushtës, që shkruan:
Jam shokuar nga lajmi i keq për Fadilin....Një sportist i madh...një njeri ideal..Dhe mbi të gjitha arkitekti i futbollit kosovar..La mbrapa vetëm vepra të mëdha kudo që qe...ngushëllime familjes Vokrri!
Sokol Kushta
Zyrtari i Eulexit, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas atakut kardiak që pësoi.
Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra. Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vije shumë keq. Ndihem i trishtuar.
Bengt Persson
Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fadil Vokrrit, teksa shkruan se ndihet thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga ky lajm.
Federata Shqiptare e Futbollit ndihet thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga ndarja e parakohëshme nga jeta e mikut, dhe kolegut të saj, kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Fadil Vokrri.
Ndarja e tij e parakohshme nga jeta mbetet një humbje shumë e madhe për futbollin kosovar, por edhe për të gjitha trevat shqipfolëse anembanë botës. Lamtumirë miku ynë Fadil! Shpirti yt u prehtë në paqe!
Mesazhi ngushëllues i FSHF
Dhimbje e madhe per mbare kombin shqiptar . Vokrri ishte legjende per Kosoven dhe mbare shqiptaret . Lamtumur strategu futbollit ,dhe dheu te qofte i lehte . Legjendat nuk vdesin
PërgjigjuNgushllime familjes,Fadil Vokrri mbetet nje nga futbollistet me te talentuar Shqiptare ne ish Jugosllavi. Ne vitet e Tetedhjeta ishte inspirim per cdo te ri ne Kosove, mjeshter i vertete i futbollit qe cdo i ri ja kishte ziline. Ne zemrat tona do mbetet si nje nga sportistet me te mire qe ka pasur ne ate kohe. Legjende e futbollit Shqiptare
PërgjigjuNGUSHÈLLIME FAMILJES së FADIL VOKRRIT.
PërgjigjuNgushllime ngushllime ngushllime E kam pasur mik të ngusht