Mesazhi i ish-deputetes Nora Malaj për ndarjen nga jeta të 'Ver Llapës': Ishte njeriu i mirë, i vërteti i Tiranës tonë

Mesazhi i ish-deputetes Nora Malaj për ndarjen nga jeta të 'Ver Llapës': Ishte njeriu i mirë, i vërteti i Tiranës tonë

Ver Llapa

Ish deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të "Ver Llapës" duke shprehur ngushëllimin për të. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se Veri ishte njeriu i mirë i vërteti i Tiranës tonë.

Sot mësova se Veri ,i miri Veri, njeriu që më shoqëroi jo vetëm mua , por gjithë brezin tim në rritjen e moshimin tonë , Verin që e njihnim jo vetem ne qē jemi lindur e rritur e po moshohemi ne Tiranë , po dhe ata qytetarë që pas ‘90 erdhën në Tiranë , sot ka ndërruar jetë e nuk do jete më mes nesh . Më dhembi shumë ky lajm, për të mirin Veri . Ai nuk hyne as te vipat dhe as te të pasurit , po është identiteti i qytetit tonë , ndaj Përshpirtjen për kete njeri , te shkruar me aq dashuri nga Ilir Çumani, po e ndaj me ju ! Le të lutemi bashke vetëm nje minutë per shpirtin e të mirit Veri , që të shkoj në Parajsë . Ai ishte njeriu i mirē, i vërteti, i Tiranës sonë! Të qoftë dheu i lehtë Veri i dashur ! Zoti të pranoftë e i prehsh në Paqe !

 


Lajmi kryesor:

E njihnin të gjithë/ Ndërron jetë personazhi i njohur i 'Tiranës 'Ver Llapa', shpesh e krahasonin me politikanë të ndryshëm


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret

Rusia dënon gazetaren e dytë amerikane në një proces gjyqësor sekret