Shteti Islamik ka lëshuar një mesazh në të cilën pretendohet se është regjistruar lideri i saj Ebu Bekr el Baghdad, disa ditë pas njoftimeve se ai ishte vrarë apo plagosur.
Në regjistrimin vetëm me audio, të përhapur përmes mediave sociale, folësi thotë se ISIS nuk do të ndalet kurrë së luftuari, edhe nëse mbetet me vetëm një ushtar.
Sipas analistëve, ky mesazh është dhënë qëllimisht për të kundërshtuar pretendimin se Baghdad është vrarë gjatë një sulmi ajror të udhëhequr nga SHBA javën e kaluar.
Regjistrimi iu bën thirrje përkrahësve të ‘shpërthejnë vullkanet e xhihadit’ në të gjithë botën. Ai nënçmon kundërshtarët duke thënë se janë të dobët, të tmerruar dhe të pafuqishëm dhe fushata e tyre është e dështuar.
Ndërkaq, sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel tha se koalicioni i udhëhequr nga SHBA ka bërë përparim, por duhet të përgatiten për një luftë të gjatë e të vështirë.
Regjistrimi zanor përmend vendimin e presidentit amerikan Brack Obama për të shtuar 15 mijë trupa në Irak. Analistët thonë se toni i zëri në audio është karaketristikë sfidues dhe nxitës, si dhe gjuha nuk tingëllon si ajo e liderit el-Baghdad.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com