'Ballkani i Hapur nismë serbe'. Pas këtij komenti të ministrit të jashtëm, Sergei Lavrov, kryeministri Edi Rama pati një mesazh të qartë duke i thënë se rajoni është i mbyllur për të, ndaj u kthye mbrapsht avioni i tij kur donte tw vizionte Beogradin. Vizita e Lavrovit në Serbi u anulua më 6 qershor, pasi Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan që të lejonin avionin e Lavrovit të kalonte në hapësirën e tyre ajrore për shkak të sanksioneve që kanë vendosur kundër Rusisë.
"Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën sarkastike dhe manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të dasisë dhe urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katundet ballkanike është për të ardhur keq. Nëse zotëria do të ishte mbështetësi i Ballkanit të Hapur, Ballkani do të ishte minimalisht për të. Por Ballkani për të është i mbyllur dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Ballkan nga vendet e Ballkanit.", tha Rama.
Në konferencën për shtyp nga samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër, Rama foli për mungesën e Kosovës duke thënë se e ka vendin aty dhe respekton sovranitetin e saj. Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama zbuloi se do të ngrihet një grup i posaçëm mes vendeve të Ballkanit të Hapur për të përballuar krizën nga lufta në mënyrë që të ulet barra dhe vendet të ndihmojnë me njëri-tjetrin sa të kenë mundësi.
Rama zbuloi aktivitetet që do të mbajnë në vijim në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. Vendet e Ballkanit të Hapur do të kenë një sesion të posaçëm në Beograd për sigurinë ushqimore që do të shoqërohet me panairin e madh të ushqimeve dhe verërave. Për energjinë, do të zhvillohet sesion i veçantë në Shqipëri, ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet sesioni për projektet e transportin. Në Malin e Zi do të zhvillohet sesioni për turizmin.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se do të ngrihet një grup i posacëm për menaxhimin e krizës.
"Pjesëmarrja është shumë e madhe, interesimi është shumë i madh, mbështetja shumë bindëse, ndërkohë që ne jemi këtu edhe për të finalizuar disa hapa të tjerë të rëndësishëm që do të hedhim në vijim në aspektin e sigurisë ushqimore, do të kemi një sesion të posaçëm në Beograd, i cili do të shoqërohet dhe me një panair të madh të ushqimit dhe verërave të Ballkanit të Hapur dhe në aspektin e sigurisë energjitike, do të kemi një sesion të veçantë në Shqipëria dhe ka shumë gjëra të reja që në mënyrë të përditshme zhvillohen.
Një sesion të veçantë në Maqedoninë e Veriut për projektet e transportin, një sesion tjetër për turizmin në Malin e Zi. Kemi rënë dakord të ngremë një grup të përbashkët për krizën që vjen nga lufta në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin aq sa është e mundur për të ulur barrën që ka për çdo vend kjo krizë. Ndërkohë Shqpëria është i vetmi vend ku çmimi nuk është prekur asnjë cm dhe subvencionojnë cmimet e të gjitha familjeve dhe duhet të ketë një arsye pse megjithë kumtet e kukuvajkave që bujqësia do të falimentonte, sot po rritet në aspektin e prodhimit dhe ekspoertit përtej parashikimeve", tha Rama.
Kosova e ka vendin gati në ‘Ballkanin e Hapur’ dhe është në dorën e saj të vendosë ta zërë atë vend apo ta lërë bosh. Ky ishte mesazhi i fundit i kryeministrit Rama në bashkëbisedimin me gazetarët nga Ohri pasditen e sotme.
“Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e saj. Vendi për Kosovën në këtë tryezë është aty, askush nuk e zë, askush nuk e mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova. Unë nuk dua të them asgjë më shumë sepse çfarë kam pasur për të thënë e kam thënë. Ftesa është e hapur por e respektoj vendimin e Kosovës për ta lënë vendin bosh”, tha ai.
Ndërkohë që i pyetur për forcat që nuk duan bashkëpunimin në Ballkan Rama tha se ka forca të rëndësishëm që nuk duan progresin në rajon.
“Nuk është e nevojshme të bëjmë ndonjë shkencë të veçantë. Patjetër që ka njerëz që janë të interesuar për ta importuar konfliktin dhe për të mos I dhënë të gjithë fuqinë procesit të bashkëpunimit deri në një zgjidhje përfundimtare të konflikti të madh të hapur mes Serbisë dhe Kosovës. Ky është fakt por nëse do të flisnim me emra do të zvogëlonim peshën e këtij fenomeni”, tha Kryeministri.
Une i besoj asaj qe ka thene Lavrov. Me dhimbje e them por me kollaj e kam te besoj Lavrovin se Ramen.
PërgjigjuKosovës t’ia hash min Edvin shkjau shqipfolës!
PërgjigjuKu beheni njerez ju ... mbani alibinin fort dhe jetoni ne kafaz se ashtu ju pelqen.