Një komunikim në Whatsapp mes Flamur Nokës, mbështetës i Berishës dhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, që u bë publik nga një foto dje në Kuvend, ka mjaftuar që PD të nis me akuzat dhe të fantazojë se Berisha dhe Rama po bashkëpunojnë me njëri-tjetrit. PD hedh akuza se ato po bashkëpunojnë edhe në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë më 6 mars, duke gjetur si 'arsye lidhëse' faktin se Ulsi Manja ka komunikuar me Nokën dhe ka dalë në përgjimet e dosjes 184 për zgjedhjet e parakohshme po në Dibër në vitin 2016.
Përmes një video të publikuar ku ka montuar momente të ndryshme, PD shprehet se koordinimi mes Berishës dhe Ramës për këto zgjedhje po bëhet pikërisht përmes Ulsi Manjës.
“Në këto zgjedhje Berisha dhe Rama janë bashke. Ata koordinohen përmes Ulsiut të dosjes “184”, thotë PD. Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën”, shkruan PD bashkëngjitur videos së publikuar.
Më herët kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë bashkë Ramën, Metën dhe Berishës si pjesë e trekëndëshit të së keqes "Trekëndëshit Bermuda" duke theksuar se PD është opozita e vërtetë. Këto aludime të PD vijnë edhe nga një foto nga celulari i Flamur Nokës, nga biseda e tij në Whatsapp mes të cilëve është edhe Ulsi Manja, por pa kuptuar se për çfarë kanë komunikuar. Vetë Manja, ndonëse nuk sqaroi se për çfarë kishte biseduar me Nokën, tha se është normale që të ketë shkëmbime mesazhesh me dikë që është prej 10 vitesh në sallën e Kuvendi. Ndërsa nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka konsideruar si prova të bashkëpunimit të tij dhe Berishës me Edi Ramën.
I.K/AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.7%
-
Të gabuar
55.9%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë
23 Janar, 18:22
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56
-
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
23 Janar, 15:10
-
Frrok Çupi: Ta zëmë se Donaldi, shoku i Saliut
23 Janar, 14:54
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Tiranë/ Kërkoi revokim të masës së sigurisë 'Arrest në shtëpi', Apeli i Posaçëm shtyn për nesër vendimin për Jamarbër Malltezin
23 Janar, 09:54
Asnje lidhje nuk keni me Ramen ju treshja qe duhet te kalbeni ne burg (SB, IM dhe LB)
Përgjigju