TIRANE- Disa javë me parë, ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, është shprehur për aksidentet rrugore në vendin tonë, por mbrëmjen e djeshme, vetë ai ka mbetur viktimë e një aksidenti tragjik. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, më 28 tetor 2013, deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, duke u ndalur tek aksidentet e ndodhura kohët e fundit, i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, t’i përgjigjet pyetjes “A e mendon njësoj se fajtore për çdo aksident është qeveria???!!!".

“Pashë pak lajmet. Makina përplas dy fëmijë në Tiranë, Makina del nga rruga në Shkodër, etj.etj. Personalisht nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident, por duke u rikthyer vetëm pak jave prapa në kujtesë, mendoj se qeveria e sotme na detyrohet një ndjesë. Nuk kishte ditë të mos dilte Saimir Tahiri të fajësonte qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për çdo aksident që ndodhte. Ku është tani?! A e mendon njësoj se fajtorë për çdo aksident është qeveria???!!!”, shkruhet në profilin e Sokol Olldashit në Facebook, në datë 28 tetor 2013.

Guximi i Olldashit u shpërblye shpeshherë, por në fund duket se ironia e fatit bëri që të ishte viktimë e duarve të tij pavarësisht se vetëm disa ditë më parë vetë me gojën e tij tha se, “nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident”.

olldashi fb

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)