Mesazhi i parë i Erdogan pas fitores bindëse: Turqia i dha leksion gjithë botës!

Mesazhi i parë i Erdogan pas fitores bindëse: Turqia i dha leksion gjithë botës!

Presidenti Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura një ditë më parë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

"Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi të vendit dhe popullit tonë ... Kombi ynë më dha detyrën e presidencës dhe pushtetit ekzekutiv", tha Erdoğan gazetarëve në Stamboll duke cituar rezultatet jozyrtare, sipas të cilave ai bëhet lideri i parë i Turqisë nën sistemin e ri presidencial të qeverisjes.

"Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend", shtoi Erdoğan, duke iu referuar aleancës parazgjedhore me Partinë Lëvizja Nacionaliste (MHP).

Presidenti turk theksoi se siguria e vendvotimeve dhe liria e votimit gjatë zgjedhjeve të sotme është tregues i fuqisë së demokracisë së Turqisë.

"Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90 për qind", u shpreh Erdoğan.

Ai po ashtu potencoi se qëllimi i qeverisjes së re do të jetë që Turqia të arrijë drejt synimeve të vitit 2023. "Do të vazhdojmë të përpiqemi që Turqia të shkojë edhe më përpara në çdo fushë", tha Erdoğan.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave