Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se kush është pasuruar nga veprimtari kriminale, nuk do t'i gëzojë ato pasuri. Gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare “Shkenca ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë”: në Akademinë e Sigurisë, Rama tha se në shënjestër të operacionit "Forca e Ligjit" do jenë asetet dhe burimet financiare të krimit.
"Vijimi i goditjeve ndaj grupeve kriminale vijon të mbetet prioritet i policisë. "Forca e Ligjit" është një ndërmarrje e rëndësishme e cila do synojnë katet më të larta dhe nyjet e thella të krimit të organizuar që për hir të së vërtetës për shumë vite kanë qenë larg fokusit të goditjeve të mirëfillta. Më e rëndësishme është shenjëstrimi i aseteve me origjinë kriminale, duke i zhveshur këto rrjete dhe këta elementë nga mundësia e rikthimit dhe duke bërë të mundur një mesazh shumë të qartë që kush përfiton nga krimi, nuk i gëzon ato që përfiton", u shpreh Rama.
Ai theksoi gjithashtu se pastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e korruptuar dhe të lidhur me grupet kriminale, do vijojë me vendosmëri falë Vettingut që pritet të nisë në muajin janar të 2018-ës. "Pastëria e radhëve të policisë, integriteti i lartë është parakusht i domosdoshëm dhe padiskutueshëm, ne kemi bërë sa kemi mundur jo sa kemi dashur në funksion të rritjes së shpërblimit moral e financiar për punonjësit e policisë, do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë, por procesi historik i pastrimit të policisë së shtetit, sikurse edhe të gjyqësorit nga elementë të kriminalizuar, korruptuar por edhe të paaftë do vijojë me vendosmëri në radhët e poliisë së shtetit e pastaj të gjitha strukturave të tjera ligjzbatuese. Vetingu që është organizuar e do fillojë në policinë e shteit nga janari do japë rezultate të qenësishme sikundër kam besim se brezat që do dalin duke nisur nga së shpejti prej Akademisë do jenë një burim i jashtëzakonshëm transformimi të gjakut të policisë së shtetit", theksoi Rama.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO