Mesazhi i Ramës për krerët e degëve: Të largohemi nga e shkuara! Të rinjtë t'i japin gjëra të reja partisë, jo të marrin më shpejt hilet se rregullat

 

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë mesazhin e qartë drejtuesve të rinj të degëve në 61 bashkitë e vendit duke thënë se duhet të largohen nga e shkuara. Për këtë i referohet atyre që kërkojnë punë në shtet.

“E bëjmë këtë takim  në mënyrë që e gjithë anëtarësia të ketë mundësi të ndjekë. Në vijim të mbylljes së një procesi të rëndësishëm ripërtëritje dhe të një përzgjedhje të kryetarëve të PS në 61 bashkitë.

Janë 3 bashki të cilat duhet t ëpërfundojnë procesin brenda muajit korrik dhe ky është tregues i faktit që nga ana e sekretariatit të partisë, në qendër nga ana e sekretarit të organizimit që e ka koordinuar këtë process, është kërkuar që procesi të jetë cilësor dhe të jetë korrigjues. Ndonjëherë më shumë se tek tuk janë mbyllur sytë për të lejuar që fiktiviteti të ngjitet deeri në majën e organizimit të partisë në bazë.

Të gjihë ju që jeni zgjedhur për drejtim partie në prag të një sfide të re si ajo e zgjedhjeve dhe njësitë edhe më të rëndësishme të transformimit hap pas hapi të partisë në dicka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë, ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe i përgjigjen një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar, që na besojnë dhe që duam të na besojnë.

Në një kohë të re për diçka të ndryshme edhe në sensin e largimit sa më shumë nga aksi tmerrësisht i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie të dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se duan punë në shtet dhe disa kërkojnë punë në shtet dhe disa thonë cfarë t’i themi ne x apo y kur nuk jemi në gjendje t’i japim dhe kryetarit të partisë një punë në shtet. Partia duhet të mobilizojë forcat që të jetë zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor.

Të jetë një parti llogari kërkuese në funk të shqetësimeve që konstaton në kontaktin me njerëzit, Parti që përcon qoftë shqetësimet dhe qëllimet dh evendimet e rëndësishme të shumicës qeverisëse por nga ana tjetër edhe shqetësimet e hallet e njerëzve që i besojnë kësaj shumice. Parti e territorit, jo e mbyllur brenda një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen dhe pasiu zgjidhen rrinë me njëri tjetrin, pinë kafe dhe flasin me njëri tjetrin e nuk flasin me të tjerët. Kjo është gjeja që unë besoj, ka të ngjarë të ketë shtyrë shumë nga të rinjtë që të kandidojnë dhe që janë këtu sot me idenë që duhet ta ndryshojnë këtë gjë. Cilido dhe cilado që merr një përgjegjësi të kësaj natyre përsipër, duhet të ketë ambicien që t’i japë diçka të re partisë. Jo të jetë një i ri dhe një e re që për pak muaj bëhet më i vjetër se partia dhe që merr më shpejt hilet sesa rregullat”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Riorganizoi të gjitha degët në vend, Rama takim me krerët e rinj: Mos merrni hilet më shpejt se rregullat! Të largohemi nga e shkuara, na duhet frymë e re në parti


/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën