Riorganizoi të gjitha degët në vend, Rama takim me krerët e rinj: Mos merrni hilet më shpejt se rregullat! Të largohemi nga e shkuara, na duhet frymë e re në parti

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në një takim 61 krerët e rinj të degëve, pas riorganizmit që PS bërë në kuadër të zgjedhjeve vendore. Në fjalën e tij, Rama u kujdes që t'i sqaronte të gjithë drejtuesit se duhet të sjellin frymë të re në parti dhe të largohen nga e shkuara. Sipas tij, ata nuk duhet të mësojnë më parë hilet e të rrinë gjithë ditën në kafe, por të krijojnë një terren të hapur për njerëzit e të dëgjojnë të gjitha shqetësimet e tyre.

Kryesocialisti Rama u shpreh se PS duhet të jetë një parti në funksion të qytetarëve që ky mandat i tretë të jetë edhe më i suksesshëm.

"Të gjithë ju që jeni zgjedhur për drejtim partie në prag të një sfide të re si ajo e zgjedhjeve dhe njësitë edhe më të rëndësishme të transformimit hap pas hapi të partisë në dicka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë, ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe i përgjigjen një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar, që na besojnë dhe që duam të na besojnë.

Në një kohë të re për diçka të ndryshme edhe në sensin e largimit sa më shumë nga aksi tmerrësisht i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie të dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se duan punë në shtet dhe disa kërkojnë punë në shtet dhe disa thonë cfarë t’i themi ne x apo y kur nuk jemi në gjendje t’i japim dhe kryetarit të partisë një punë në shtet. Partia duhet të mobilizojë forcat që të jetë zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor", tha Rama.

Rama shfaqi pakënaqësi për numrin e grave në forumet drejtuese. Ai i kritikoi krerët e degëve përse nuk ka bashkëkryetare gra. Sipas Ramës, sekretariati gjen justifikime duke i thënë se nuk ka gra, por kreu i qeverisë e kishte një koment.

“Përgjigja e sekretarit është nuk ishte gra vajza te zonat e tjera. Sa herë e dëgjoj këtë përgjigje, që kur jam bërë kryetar, burrat në atë zonë kush i lind dhe me kë i lindin fëmijët me njëri-tjetrin. Nëse s’ka gra e vajza si zhvillohet jeta aty”, tha ai.

I pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri, i cili u kërkoi kryetarëve të rinj që të nisin menjëherë punën nga riorganizimi për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:23
Gjiknuri: PS forca që ka kontribuar më shumë për integrimin, nga shtatori fillojmë përgatitjet elektorale për të dalë sërish fitues

 

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri siguroi se Partia Socialiste do të jetë një mbështetëse e madhe e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë takimit me drejtuesit e rinj të PS, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama, Gjiknuri theksoi se  Partia Socialiste është forca që ka kontribuar më shumë për integrimin.

“Shqipëria është në një moment të rëndësishëm historik. Tashmë Shqipëria është një hap shumë më afër Bashkimit Europian. Sapo kemi filluar negociatat. Natyrshëm, qeverisë shqiptare i del një barrë e rëndë, një detyrë e madhe për të përballuar një proces shumë të vështirë dhe këtë duhet ta pranojmë. Unë jam i bindur që Partia Socialiste do të jetë një mbështetëse e madhe e këtij procesi. Jemi partia që kemi kontribuar më shumë për integrimin. Jemi partia më demokratike e këtij vendi dhe me rezultatet më positive që duhet të na bëjnë të gjithë krenarë. Unë them që edhe një meritë për procesin e integrimit e ka kjo parti pavarësisht se disa të tjerë nuk duan ta pranojnë këtë fakt”, deklaroi Gjiknuri.

Ai u kërkoi kryetarëve të rinj që të nisin menjëherë punën nga riorganizimi për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Partinë Socialiste e presin sfida të mëdha. Jo vetëm sepse jemi në mandatin e tretë dhe mandati i tretë ka sfidat e tij dhe këtu duhet të jemi të gjithë dakord, por sepse Partia Socialiste duhet të jetë një organizatë që gjithmonë rigjenerohet, vetë-organizohet shpesh dhe vetë-kritikohet gjithmonë me qëllimin për të bërë më të mirën.  Zgjedhjet vendore do të jenë në muajin prill kështu që nga shtatori do fillojmë punën e përgatitjeve elektorale ku jam i bindur që ne do të dalim përsëri fitues ashtu siç e kemi traditë gjithë këto vite”, theksoi Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS vlerësoi përfundimin në kohë të përzgjedhjes së gjithë drejtuesve të rinj në të gjitha bashkitë e vendit. Ai theksoi se tashmë i hapet rruga dhe përzgjedhjes së kryetarëve të këshillave socialist.

“Ishte një proces shembullor, ballafaques, shumë i shëndoshë demokratik për Partinë Socialiste. Patëm mundësinë që të gjithë kandidatët për kryetar partie të ballafaqoheshin me anëtarësinë, të paraqisnin platformat e tyre.  Fillojmë fazën tjetër  intensive të atij procesi që tashmë ka filluar në të gjitha nivelet që ka të bëjë me përzgjedhjen e kryetarëve të këshillave socialistë.

Kryetarët e partive së bashku me deputetët kanë filluar procesin e organizimit të dëgjesave. Synojmë që brenda muajit të realizojmë të gjitha dëgjesat. Më pas do bëhet përzgjedhja, sikurse e ka statuti, nga drejtuesit e partisë të saposzgjedhur së bashku me asambletë përkatëse”, nënvizoi Gjiknuri.

Ora 18:59
Rama kritika krerëve të degëve: Pse nuk kemi bashkëkryetare gra! Sekretariati më thotë s’ka, burrat në ato zona kush i lind

 

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar krerët e rinj të degëve përse nuk ka bashkëkryetarë gra, pasi vetëm në 5 kryesi janë.

“Pavarësisht se sekretariati e ka shprehur pa rezervë kënaqësinë për këtë zgjedhje dhe në kryesi kanë marrë vlerësim, unë mbetem i palumtur për faktin që ne kemi bashkëkryesim të partisë nga burra djem gara dhe vajza në vetëm 23 bashki dhe në bashki të tjera kemi 5 kryetare partie dhe kemi vetëm burra. Përgjigja e sekretarit është nuk ishte gra vajza te zonat e tjera. Sa herë e dëgjoj këtë përgjigje, që kur jam bërë kryetar, burrat në atë zonë kush i lind dhe me kë i lindin fëmijët me njëri-tjetrin. Nëse s’ka gra e vajza si zhvillohet jeta aty. Natyrisht që pyetja unë bëj është po aq idiote sa përgjigjja që jepet, s’ka gra  e vajza. PS na qenka një parti vetëm me burra. Duhet t’iu vi zor që vijnë nga një kompani burrash dhe do të luftojnë me një komunitet burrash për të marrë shumicën.

Kemi vënë në statut prej vitesh norma përqindje, kaq përqind gra dhe vajza dhe nëse i vëmë në statut. Statuti duhet të ketë sa më pak ët tilla se ato që ti vë dhe i miraton një kongres duhet ti zbatosh. Nëse do votonin vetëm gra dhe vajzat partia do merret 70% të votave nëse do votonin vetëm burrat humbte zgjedhjet. PS është një parti që e kuptojnë më shumë gratë dh ene nuk mundet ta tolerojmë që ne të jemi një parti në territor që të ketë një gropë të tillë, kudo qoftë”, tha Rama.

Ora 18:21
Mesazhi i Ramës për krerët e degëve: Të largohemi nga e shkuara! Të rinjtë t'i japin gjëra të reja partisë, jo të marrin më shpejt hilet se rregullat

 

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë mesazhin e qartë drejtuesve të rinj të degëve në 61 bashkitë e vendit duke thënë se duhet të largohen nga e shkuara. Për këtë i referohet atyre që kërkojnë punë në shtet.

“E bëjmë këtë takim  në mënyrë që e gjithë anëtarësia të ketë mundësi të ndjekë. Në vijim të mbylljes së një procesi të rëndësishëm ripërtëritje dhe të një përzgjedhje të kryetarëve të PS në 61 bashkitë.

Janë 3 bashki të cilat duhet t ëpërfundojnë procesin brenda muajit korrik dhe ky është tregues i faktit që nga ana e sekretariatit të partisë, në qendër nga ana e sekretarit të organizimit që e ka koordinuar këtë process, është kërkuar që procesi të jetë cilësor dhe të jetë korrigjues. Ndonjëherë më shumë se tek tuk janë mbyllur sytë për të lejuar që fiktiviteti të ngjitet deeri në majën e organizimit të partisë në bazë.

Të gjihë ju që jeni zgjedhur për drejtim partie në prag të një sfide të re si ajo e zgjedhjeve dhe njësitë edhe më të rëndësishme të transformimit hap pas hapi të partisë në dicka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë, ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe i përgjigjen një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar, që na besojnë dhe që duam të na besojnë.

Në një kohë të re për diçka të ndryshme edhe në sensin e largimit sa më shumë nga aksi tmerrësisht i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie të dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se duan punë në shtet dhe disa kërkojnë punë në shtet dhe disa thonë cfarë t’i themi ne x apo y kur nuk jemi në gjendje t’i japim dhe kryetarit të partisë një punë në shtet. Partia duhet të mobilizojë forcat që të jetë zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor.

Të jetë një parti llogari kërkuese në funk të shqetësimeve që konstaton në kontaktin me njerëzit, Parti që përcon qoftë shqetësimet dhe qëllimet dh evendimet e rëndësishme të shumicës qeverisëse por nga ana tjetër edhe shqetësimet e hallet e njerëzve që i besojnë kësaj shumice. Parti e territorit, jo e mbyllur brenda një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen dhe pasiu zgjidhen rrinë me njëri tjetrin, pinë kafe dhe flasin me njëri tjetrin e nuk flasin me të tjerët. Kjo është gjeja që unë besoj, ka të ngjarë të ketë shtyrë shumë nga të rinjtë që të kandidojnë dhe që janë këtu sot me idenë që duhet ta ndryshojnë këtë gjë. Cilido dhe cilado që merr një përgjegjësi të kësaj natyre përsipër, duhet të ketë ambicien që t’i japë diçka të re partisë. Jo të jetë një i ri dhe një e re që për pak muaj bëhet më i vjetër se partia dhe që merr më shpejt hilet sesa rregullat”, tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • geni: 21/07/2022 12:05

    o zot ,nga nje ane byrektoret e pd nga tjetra sufllaqet e ps ,qesharake komplet ,kane mbushur portalet a thua se po shkruajten do krijojne perceptim pozitiv ne popull ...cmenduri ,sic duket paska filluar fushata ne ps gradualsiht ........militante pa shtylle kurrizore

    Përgjigju
  • Llazi Gledit: 21/07/2022 01:25

    Bravo PS Elbasan Me Mira Urupi (Bebin) keni sjelle nje gjak te ri fringo , besoj se naltmadhnia qe di gjithcka e di qe eshte gruaja e Tokes se Males.

    Përgjigju
  • Jani: 20/07/2022 19:42

    Rroft edi rama e partia socialiste e shqipris me programe te cilat do e cojne perpara shqiprine

    Përgjigju
  • Genci: 20/07/2022 19:39

    Me zgjedhjet e mtyre kandidateve fitorja ne zgjedhjet lokale esht e sigurte

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 20/07/2022 19:25

    Km,KLANSEKTI PS,PD,LSI duhet te ndalet,çmontohet dhe nxjerre jashte perdorimi sepse i ka sjelle vetem fatkeqsi,varferi,krim dhe korrupsion shoqerise shqiptare. Fryma e ketij KLANSEKTI eshte asfiksuese per shqiptaret dhe Shqiperine. Qe te mbetesh diçka ne histori,lejo alternative tjeter nga KLANSEKTI PS,PD,LSI. Mendoj se mund te guxosh ta besh kete kapercim pozitiv.

    Përgjigju
    • Pleshti: 20/07/2022 22:34

      Uku i Momlit...mos prit nga SKAMNORET!!!! Hahahaha...je i madh

  • Bobi: 20/07/2022 19:19

    Si shpjegohet qe te gjithe komentet kur flet Rama jane njesoj. Plasen sufllaqet ka rene cmimi

    Përgjigju
  • Islam dibra: 20/07/2022 18:58

    Ma mir kto se birish krimineli

    Përgjigju
  • Artan: 20/07/2022 18:56

    Te rinjte do e mbajne te celur trendafilin e PS

    Përgjigju
  • Aji: 20/07/2022 18:54

    Suksese te gjitje te rinjeve per kandidature

    Përgjigju
  • Ari: 20/07/2022 18:54

    Suksese te rinjeve,partia socialiste gjitjmone sjell nje fryme te re

    Përgjigju
  • rei: 20/07/2022 18:50

    Te rinjte na duhet ne parti

    Përgjigju
  • Geriii: 20/07/2022 18:49

    Uroj qe keto kandidate te japin me te miren per popullin

    Përgjigju
  • erui: 20/07/2022 18:49

    Te rinjte jan fryma e partis tone

    Përgjigju
  • redi: 20/07/2022 18:47

    Eshte gjeja me e mir qe bere qe riorganizoni te rinjte

    Përgjigju
  • Dori: 20/07/2022 18:46

    Urime dhe suksese kandidateve te rinjjj! Respekte kryeminister Edi!

    Përgjigju
  • deni: 20/07/2022 18:46

    Bete shume mir qe po mblidhni te rinjte

    Përgjigju
  • Koli: 20/07/2022 18:46

    Nje proces i nevojshem per te rigjeneruar motorret e ps bravo zoti rama keshtu ka lezet

    Përgjigju
  • fatihu: 20/07/2022 18:46

    duke lejuar gjitheperfshirjen dhe frymen e re produktiviteti eshte me efektiv per partine dhe te gjithe ne

    Përgjigju
  • redi: 20/07/2022 18:45

    Bravo zoti rama qe keni bere kete mbledhje

    Përgjigju
  • eri: 20/07/2022 18:45

    Ka bere shume mir qe ka mbledhur nje mbledhje te tille dhe se i duheje kjo partis

    Përgjigju
  • Oni: 20/07/2022 18:43

    Bravo zoti rama keni ber maksimumin qe te dilte sa me mire ky proces i brendshem i partise

    Përgjigju
  • Urim: 20/07/2022 18:42

    Suksese te gjithe kandidateve te rinj

    Përgjigju
  • Elsa: 20/07/2022 18:42

    Me vjen mire qe po u kushtohet vemendja e duhur atyre te rinjeve qe duan te marrin pjese ne politike.

    Përgjigju
  • Igli: 20/07/2022 18:42

    Nje organizim perfekt nga partia socialiste

    Përgjigju
  • Moana: 20/07/2022 18:41

    Partia socialiste ka bere shume per zhvillimin e vendit tone.

    Përgjigju
  • rela: 20/07/2022 18:38

    po normale se ju keni lejuar dhe mundesuar gjitheperfshirjen tuaj ne keto organizime kaq te rendesishme pe rte gjitthe ne

    Përgjigju
  • Klajdi: 20/07/2022 18:37

    Suksese kanditave te rinj dhe shpresojme keta qe do vijne ti japin nje frym te re dhe ide te reja partise per te ecur perpara

    Përgjigju
  • Urani: 20/07/2022 18:35

    I urojme suksese kanditave te rinj dhe kjo qe z.rama tha esht mese e drejte te ndjekin te ardhmen jo te shkuaren

    Përgjigju
  • Ana: 20/07/2022 18:27

    Urime krereve te rinj jam e sigurt se do te kene shume per ti ofruar partise

    Përgjigju
  • Ilir: 20/07/2022 18:26

    Ky ndryshim i krereve ishte shume i nevojshem dhe u krye i gjithi ne nje proces shume transparent. Jeni partia e vetme qe realizon cdo gje ne menyre te mrekullueshme duke i dhene pergjigje popullit per cdo hap te hedhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë