Mesazhi i Xhafajt për gazetarët: Na qëndroni afër këto ditë, do ketë lajme interesante

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar disa ditë më parë se do ketë zhvillime sa i takon goditjes së segmenteve të krimit të organizuar në vend. Xhafaj ka thënë se do publikohen emrat e bandave kriminale në qytetet problematike të vendit si Tiranë, Shkodër, Vlorë, Lezhë apo dhe Elbasan, të cilat njihen edhe si vatra të kriminalitetit. Nga konferenca e përbashkët për shtyp me kreun e Policisë Federale gjermane, Dieter Romann, Xhafaj dha një mesazh edhe për gazetarët.  

T’ju  jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Ardin dhe Gentin (përkatësisht drejtori i marrëdhënieve me publiuin dhe zëdhënësi), se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Xhafja dhe Romann e vunë theksin te bashkëpunimi mes dy vendeve për intensifikimin e luftës kundër grupeve kriminale. 

Shërbimi intensiv i informacionit nga të dy vendet, hetimet dhe operacionet e përbashkëta, rezultatet konkrete të arritura dhe ato që synojmë të arrijmë së shpejti dhe në të ardhmen, janë e vetmja mënyrë që kjo marrëdhënie të jetë e tillë dhe, siç thashë, e orientua r drejt rezultateve të prekshme dhe sigurisht në interes të të dy vendeve tona. Kjo ishte edhe tematika e bisedës që kam pasur mbrëmjen e djeshme me Z. Romann dhe delegacionin e tij. Të dy ndamë të njëjtin mendim, se marrëdhëniet tona kanë hyrë në një dinamikë të re, ndaj është detyrë e strukturave të nivelit operacional të ruajnë këtë ritëm dhe të vijojnë më tej. 

Natyrisht, bashkëpunimi në luftën kundër kriminalitetit, forcimi i kapaciteteve të hetimit dhe atyre operacionale, teknike, trajnimi i stafeve policore, trajnimi i strukturave të kufirit për një menaxhim më të mirë të kufirit, asistenca që pala gjermane ka dhënë dhe vazhdon të japë për Policisë së Shtetit, ishin gjithashtu objekt i bisedimeve tona së bashku me z.Veliu Drejtor i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Shumë shpejt, me kërkesën time, do të vendoset në Shqipëri edhe një këshilltar gjerman për çështjet strategjike policore, i cili do të bëjë të mundur koordinimin e gjithë asistencës njerëzore dhe teknike në terma afat-gjatë për Policinë e Shtetit. 

Jam vërtet i surprizuar, për përgjigjen e shpejtë të palës gjermane ndaj kësaj kërkese, duke sjellë këtu një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe më me eksperiencë të z.Romann, i cili meriton falënderime të veçanta edhe për këtë gjë. Patëm gjithashtu mundësinë t’i prezantojmë z.Romann një projekt ambicioz për kufirin, i cili synon të sjellë Pikat e kalimit kufitar në standardet më të përparuara evropiane.  Morëm prej tij premtimin për ta asistuar nga afër këtë projekt, që realizimi i tij të jetë i standardeve më të mira europiane.  Dëshiroj, me këtë rast, të falënderoj Qeverinë gjermane për ndihmën prej 20 mjetesh për Policinë Kufitare, e dyta parti e këtij lloji, pas atyre të dhuruara vetëm pak kohë më parë. 

Një paketë tjetër ndihmash në pajisje teknologjike për Policinë Kufitare pritet të vijë, po ashtu së shpejti, nga Gjermania dhe e falënderoj edhe personalisht z.Romann për ngritjen e kapaciteteve të Policisë Kufitare që përballet me një fluks të rritje të migracionit ilegal. Në përfundim, dua të them se ne nuk jemi Gjermania. Duhet ende shumë punë të arrijmë standardet e saj. Por një gjë është e sigurt, ne jemi të vendosur të punojmë fort duke reflektuar këto standarde në punën tonë. 

Në kontekstin e gjithë sa thashë më lart, duke e konsideruar Gjermaninë një partner të rëndësishëm strategjik në fushën e sigurisë, mbetemi tërësisht të angazhuar për të bërë gjithçka në funksion të thellimit të këtij bashkëpunimi, në të gjitha këto aspekte me interes të ndërsjellë. Edhe njëherë ju faleminderit Dr.Romann për mbështetjen personale dhe institucionale, për mbështetjen e veçantë që jeni duke i dhënë kolegëve të Policisë shqiptare!

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Pas paralajmërimit të Xhafajt, burime për Report Tv bëjnë të ditur se aktualisht policia shqiptare në bashkëpunim me atë gjermane po zhvillojnë një operacion në fushën e narkotikëve. Bëhet fjalë për trafikun e drograve ku dy policitë po hetojnë. Priten arrestime në Shqipëri dhe Gjermani, ndërsa detajet e megaoperacionit do bëhen të ditura në një moment tjetër. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yllka: 18/10/2018 16:14

    mase i lexon salianji me bardhin edhe lulushin keto te marrim vesh se ca mbeshtetje po na japin te huajte. Paradite me gjermanet pasdite me amerikanet

    Përgjigju
  • Ardi: 18/10/2018 16:11

    nuk ja vlen me te flasin keta te shqupit..kur te dalin keto operacione ca do nxjerrin ata lumedhenjte, do merren me policine gjermane me duket hahaha

    Përgjigju
  • Eduart: 18/10/2018 16:01

    hallall te qofte o xhafa, po shohim dite te bardha per shqiperine

    Përgjigju
  • heli: 18/10/2018 15:56

    te vij zyrtari nga gjermania per keto gjera i bie te jene ngjarje te medha dhe te sukseshme. Urime z. minister

    Përgjigju
  • Bora: 18/10/2018 13:27

    Ju lumte, Respekte Zoti Xhafa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër