Apartaura e lidhur me një bateri po që nuk kishte asnjë gram eksploziv është çmontuar nga policia e Tiranës, efektivët e të cilës konstatuan dhe mesazhin e sipërcituar.Nisur nga kjo situatë, policia ka kryer hetime duke verifikuar telefonatën që ka dhënë njoftimin në numrin 129,se pas 10 minutash 10 minutash do të ketë fishkzjarre.
Nga hetimet e kryera është zbuluar emri i Ermir Veselit, i cili më pas është arrestuar dhe akuzuar për veprën penale të “Përhapjes së informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “Njoftim i rremë në organet e policisë”. Për këto akuza i riu është dënuar në 18 shtator 2015 me 3 muaj burg. Ndërkohë që ky dënim është konvertuar në 18 muaj për të qenë në shërbim prove.