Mjekët janë më të rrezikuarit në këto ditë të vështira për popullin shqiptar dhe mbarë botën.

Ata heronj janë në ndihmë të të infektuarve nga COVID-19, edhe pse e dinë shumë mirë që ekziston një mundësi e madhe  që edhe ata të preken.

Mund të kenë ditë pa parë të dashurit e tyre në shtëpi, jetojnë çdo ditë me frikë, por shpresa në sytë e tyre është akoma e gjallë.

Postimi i një prej mjekeve në spitalin "Nënë Tereza", që tashmë është kthyer në karantinë jep shembullin e duhur se si mund të përballohet kjo situatë alarmante.

Ata u bëjnë thirrje të gjithëve që të mbrojnë jetën e tyre dhe të të dashurve që kanë në shtëpi duke mos lëvizur, të qëndrojnë të izoluar për pak kohë.

Gjithashtu kanë shtuar që mos t'i shikojnë aq çuditshëm sepse janë po të njëjtët vetëm me një veshje pak më ndryshe, për të mirën e tyre dhe të jetëve që kan në dorë.
 

Postimi i plotë

Per te gjithë ju qe na shihni çuditshëm kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv, të kthyer në karantinë tashmë.

Jemi ne infermieret, mjekët, sanitarët ato që kemi qenë gjithmonë në sherbimin tuaj veçse tani ka ndryshuar uniforma jonë. 

Por ne jemi sërisht të njëjtet veçse në një mision të vështirë që të gjithë ju s’do e kuptoni! 

Ne jemi më të rrezikuarit nga të gjithë, në rrezik është dhe familja jonë ndaj Ju lutem mos na shihni çuditshëm e mos na pyesin si ia dalim! 

Se ne të gjithë bashkë ia dalim dhe të gjithë bashkë do dalim shendoshë e mirë nga ky mision! 

Me mbeshtetjen e madhe të shefes sonë prof. Najada Çomo do ia dalim jam e bindur për këtë !

Ju lutem qëndroni në shtëpi ! Ama ne nuk mundemi ! Lutem për stafin tim, për Klinikën e parë të spitalit infektiv!

Ora 22:42
Mesazhi plot shpresë i mjekëve-Heronj të spitalit-karantinë: Ju lutem qëndroni në shtëpi, ama ne nuk mundemi!
1/0