Nesër nis shtetrrethimi! Koronavirusi i ngujon njerëzit në shtëpi, rrugët bosh nga Tirana, Elbasani, Vlora e Korça

Mbrëmja e sotme i ka gjetur bosh të gjitha rrugët e qyteteve në të gjithë Shqipërinë. Report Tv sjell pamjet nga Tirana, Vlora, Korça, Gjirokastra, Elbasani, Fushë Kruja, Gjirokastra, Berati, Kukësi, Pogradeci dhe qytete të tjera të vendit që nata i ka gjetur ndryshe. Qytetarët janë ngujuar, ndërsa dalin nga banesat vetëm për të marrë bukë, ushqime apo ilaçe.

Në braktisjen e ambienteve publike ndikoi edhe vendimi për mbylljen e lokaleve, restoranteve, palestrave, diskove, por edhe qendrave të argëtimit, por mbi të gjitha frika nga përhapja e koronavirusit. Në Elbasan, sheshi që cdo natë ishte i mbushur me qytetarë që bënin xhiron e mbrëmjes sonte ka qenë bosh, dritat e lokaleve dhe restoranteve janë fikur dhe dyert janë mbyllur.

E njëjta situatë është edhe në Vlorë. Bulevardi 'Ismail Qemali' është i qetë, teksa makinat janë të parkuara, lëvizjet janë thuajse zero. Të vetmit në rrugë janë efektivët e policisë së shtetit. Panorama nuk ndryshon as në Korçë. Në zonën e Pazarit që është e shumë frekuentuar mbrëmjen e sotme nuk ka asnjë njeri në rrugë. Nuk ndryshon situata as në Gjirokastër, vetëm disa makina që lëviznin, dyqanet dhe lokalet janë mbyllur.

Në Fushë Krujë mbizotëron një qetësi absolute, në rrugë janë vetëm pastruesit. Një situatë e tillë në mbrëmje sipas njërit prej banorëve nuk mbahet mend as në vitin e mbrapsht 1997. Nga dita e nesërme në orën 06:00 deri të dielën në mesnatë do të pezullohet edhe qarkullimi i automjeteve private dhe taksive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë. Të vetmet automjete që do të lëvizim do të jenë autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra (lexo ketu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:08
Mbrëmja ndryshe në Fushë Krujë! Dezinfektohen vetëm rrugët, jo tregjet në Krujë

Në Fushë Krujë mbizotëron një qetësi absolute, në rrugë janë vetëm pastruesit. Një situatë e tillë në mbrëmje sipas njërit prej banorëve nuk mbahet mend as në vitin e mbrapsht 1997. Në qytetin e Krujës është bërë dezinfektimi vetëm i rrugëve kryesore, ndërsa pritet që firma e kontraktuar të vijojë punën në ditët në vijim për pjesën tjetër. Tregjet nuk janë dezinfektuar.

Ora 22:57
Nuk ka lëvizje as në Gjirokastër, qytetarët në shtëpi nga frika e koronavirusit

Në Gjirokastër dyqanet dhe lokalet janë mbyllur dhe njerëzit kanë nxitur të futen shpejt në shtëpi.

Ora 22:55
Edhe Vlora në 'gjumë'! Qetësi në rrugë! Qytetarët ngujohen në shtëpi

Në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë mbizotëron qetësia, teksa makinat janë të parkuara, lëvizjet janë thuajse zero. Të vetmit në rrugë janë efektivët e policisë së shtetit.

Ora 22:51
S'ka xhiro! Pamjet si duket qyteti i Elbasanit mbrëmjen e sotme

Në Elbasan, sheshi që cdo natë ishte i mbushur me qytetarë që bënin xhiron e mbrëmjes sonte ka qenë bosh, dritat e lokaleve dhe restoranteve janë fikur dhe dyert janë mbyllur.

Ora 22:49
Qetësi absolute edhe në Kukës

Në qytetin e Kukësit situata në mbrëmje është qetë nuk ka lëvizje të qytetarëve në rrugë, por lëvizje të pakta të mjeteve, shërbimet tregtare janë të mbyllura, po ashtu lokalet dhe restorantet.

Ora 22:46
Asnjë njeri në pedonalen e Beratit, të gjithë brenda

E njëjta situatë si në qytetet e tjera është edhe në Berat, ku pedonalja që është zona më e frekuentuar mbrëmjen e sotme është braktisur nga të gjithë.

Ora 22:38
Koronavirusi fut njerëzit në shtëpi, Pazari i Korçës si rrallë herë bosh

Panorama nuk ndryshon as në Korçë si pasojë e masave kundër koronavirusit. Në zonën e Pazarit që është e shumë frekuentuar mbrëmjen e sotme nuk ka asnjë njeri në rrugë.

Ora 22:37
VIDEO nga Tirana, rrugët bosh, njerëzit të gjithë në shtëpi

Të gjithë njerëzit në kryeqytet janë futur në shtëpi. Report Tv sjell pamjet nga Tirana, ku rrugët janë bosh, si pasojë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ora 22:36
Koronavirusi i ngujon njerëzit në shtëpi, rrugët bosh në qytetet e Shqipërisë (FOTO)
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arlindi: 13/03/2020 01:09

    E c'na bete mor kineze te qelbur......u shofshi ishallah......

    Përgjigju
    • Loni: 13/03/2020 08:02

      E se fajin ta kane kinezet ty. Injoranca vret me shume se virusi

  • Manjola: 13/03/2020 00:48

    Kryeminister EDI RAMA SOT PO KALOJME NJE SITUATE TE RREZIKSHME JO PER FAJIN TONE,,POR PER DICKA TE IMPORTUAR NGA KINA,KY RREZIK DUHET TE ULET,,POR MEQE MBAS ORES 8 TE DARKES NUK KA LEVIZJE NEPER RRUGE,,DO ISHTE MIRE QE ERIONI QE TE FILLOJE LARJEN E RRUGEVE DHE TROTUAREVE NE TIRANE,,DHE MBAS LARJES TE BEJE DEZIFEKTIMIN E TYRE,,,QE MENGJEZI TA GJEJE TIRANEN PA VIRUSE,,KJO PUNE DO BERE 1 HERE NE JAVE,,,....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord