Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një mesazh të "Qytetarit Dixhital" i cili i shkruan se policia ka gjetur makinën e vrasësve të ish-oficerit Arben Bilali të braktisur në fshatin Mjull-Bathore në Sauk. Sipas këtij mesazhi, në makinën e braktisur tip "Mercedes Benz CLS" me targa AA757RU, janë gjetur edhe dy armë zjarri. "Kjo nuk u dha as nga policia dhe as nga mediat", thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha. 

Postimi i Berishës: 

Narkpolicia fsheh gjetjen e mjetit te krimit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema ,doktorr te uroj te jesh mir me shendet,,dje ne lagjen mjull-bathore ne sauk eshte gjet nje makin e braktisur e cila kishte dhe armatim brenda 2 automatik qe do te thot qe ka ber nje krim po kjo nuk u dha as nga policia dhe as nga medjat ,makina MERCEDES-BENZ CLS me targa AA757RU, çfar fshihet pas ksaj qe policia nuk e njoftoj,doktorr te falenderoj ,te lutem anonim.