Ndërhyrja e futbollistit të Vaduzit ishte e frikshme, madje u mendua edhe me e keqja, që lojtari shqiptar të mungonte për disa muaj, por fatmirësisht shkalla e dëmtimit nuk rezultoi e rëndë.
Freiburgu vijon fazën përgatitore në Spanjë, për të qenë gati për pjesën e dytë të sezonit. Impenjimi i parë në Bundesligë për skuadrën e Abrashit do të jetë sfida e shtëpisë me Bayernin e Mynihut, në kuadër të javës së 17-të. Gjatë këtij sezoni mesfushori i kombëtares shqiptare është aktivizuar në 11 ndeshje të Bundesligës dhe ka shënuar një gol, në fitoren 1-3 me Ëerder Bremenin. Për shkak të një dëmtimi në kokë Abrashi ka munguar në disa takime.
Rezultatet e rezonancës magnetike kanë ngrohur edhe ambientin kuqezi, pasi ky lojtar mbetet shumë i rëndësishëm për kombëtaren që më 24 mars do të luajë në Palermo eliminatoren me Italinë.
dy.b/shqiptarja.com
