Pritja mbaroi, Ergys Kaçe është zyrtarisht lojtari i Viktoria Plzen. Mesfushori 22- vjeçar i lindur në Korçë ka hedhur firmën në kontratën që do ta lidhë për të paktën një sezon me skuadrën çeke.

Pas rinovimit të kontratës me PAOK-un deri në vitin 2019, palët ranë dakord që Kaçe të aktivizohej për një zezon në forma huazimi te Viktoria Plzen që gjatë javëve të fundit kishte shfaqur interes konkret për mesfushorin kuqezi.

Zyrtarizimin e bën vetë klubi i ri i Kaçes nëpërmjet një postimi në Facebook ku thekson se mesfushori do të mbajë të veshur fanellën me numër 20. Kjo është një eksperiencë tërësisht e re për talentin shqiptar të rritur në radhët e PAOK-ut të Selanikut. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com