Lojtari i Inter, Hakan Calhanoglu u shpreh tepër optimist para ndeshjes së nesërme përballë Manchester City për trofeun e Champions League. Ai tha se kanë studiuar lojën e kundërshtarëve dhe beson që skuadra e tij do t’i tregojë City-t të gjithë fuqinë dhe cilësinë që ka.
Skuadra e interit pati një sezon jo shumë të mirë në Serie A por shfaqi një anë krejt tjetër në Champions League duke mundur Porton, Benfican dhe Milanin për të arritur finalen e Stambollit.
Hera e fundit që Interi ishte në finale të Ligës së Kampionëve ishte viti 2010, ku ata mposhtën Bayen Munchen dhe fituan tripletën.
“Ne kemi analizuar, studiuar rivalët tonë, është e rëndësishme që ta kuptojmë se si luajnë ata. Ne do t’ju tregojmë atyre fuqinë tonë, kualitetin tone. Ne nuk do të frikësohemi, ata janë shumë të mirë në të dy fazat e lojës por ne do t’i tregojmë atyre çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Ne gjithmonë luajmë mirë në Ligën e Kampionëve”, tha ndër të tjera Calhanoglu.