Mesfushori i Lazios, Cana:
Flas shpesh me Gianni De Biasin

Mesfushori i Lazios, Cana:<br />Flas shpesh me Gianni De Biasin
Lorik Cana është shndërruarin në të preferuarin e mediave italiane, të afërta me skuadrën e Lacios. Për mikrofonin e radios “Lazio Style Radio”, mesfushori shqiptar analizoi sfidën kundër Atalantës, në të cilën fitoi shënoi edhe një gol antologjie në fitoren 2-0.

“E dinim se do të ishte e vështirë, pasi dhe ata bënë një ndeshje të madhe. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishëm dhe u dha kënaqësi të gjithëve”. Të dielën do të jetë ndeshja kundër Interit, dhe ëndrra e Ligën e Kampioneve është akoma e gjallë.

Cana jep recetën e tij: “Interi është Inter. Edhe pse është një vit i vështirë për ata, kanë shumë kampionë në skuadër. Pamë derbin, bënë një ndeshje të madhe. Do të japim në atë ndeshje 300% kundër një kundërshtari shumë të fortë. Çelësi për ne është mentaliteti, kur e kemi pasur kemi bërë ndeshje të mira. Kundër Milani, Juves, Romës dhe Napolit. Kundër Interit do të jemi 11 luftëtarë”.

Cana ka luajtur edhe në Francë, Angli dhe Turqi. “Diferenca ka shumë. Kam luajtur më shumë në Francë, por kampionati anglez është më i bukuri në botë. Futbolli francez është një miks midis atij italian dhe anglez, është taktik dhe fizik në të njëjtën kohë. Në Itali ka shumë taktike, në Angli punohet kryesisht në anën fizike”. Cana thekson se atij i pëlqen të luajë si mesfushor qendror, apo mbrojtës qendror”.

Lorik Cana është kapiteni i Kombëtares shqiptare, që tani drejtohet nga italiani De Biazi. Cana tregon: “E kam takuar në Shqipëri, më pas dy apo tri herë për të më parë në ndeshjet e Lacios, kundër Napolit, kundër Juventusit dhe kundër Parmës. Dëgjohemi shpesh në telefon. Nuk kemi punuar akoma së bashku në fushë, por më 22 maj (kundër Katarit) dhe 27 maj (kundër Iranit) kemi ndeshjet e Kombëtares”.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj