VATIKAN - Rreth 200 pelegrinë janë nisur për në Romë nga Bayerni i Gjermanisë. Ata do të jenë të pranishëm në audiencën e përgjithshme të fundit të Papa Benediktit XVI para dorëheqjes së tij të enjten më 28 shkurt në mbrëmje.

Të mërkurën datë 27 shkurt ora 10.30, do të mbahet audienca e përgjithshme e fundit e Papa Benedikti XVI-të në Sheshin e Shën Pjetrit ku priten një fluks i madh i besimtarëve.

"Destinacioni ynë është Sheshi i Shën Pjetrit, ku Benedikti XVI do të mbajë audiencën e tij të përgjithshme, një ngjarje historike.
Shumë pelegrinë bavarez duan të jenë pjesë e saj, natyrisht” , - tha pelegrin Heribert Schneider para se të hipte në autobusin e tij.

"Unë kam qenë në audiencën e parë të Benediktit dhe do kjo të jetë hera e fundit. Kjo është një kënaqësi e madhe. Jo se ai do të japë dorëheqjen por për ta parë përsëri atë," - tha organizatori i këtij udhëtimi drejt Vatikanit.

Papa Benedikti XVI njoftoi se do të japë dorëheqjen më 28 shkurt për shkak të shëndetit të tij. Ai do të jetë Papa i parë në historinë e krishtërimit që largohet nga posti vullnetarisht që prej vitit 1294.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)