Mesha e parë, Papa bën thirrje për
solidaritet në Ditën Botërore të Paqes

Mesha e parë, Papa bën thirrje për<br />solidaritet në Ditën Botërore të Paqes
Armike e paqes nuk është vetëm lufta por edhe indiferenca që na bën të mendojmë vetëm për veten duke krijuar barrierë, dyshime, frikë dhe mbylljen në vetveten”. Që prej ballkonit në Shën Pjetër përpara rreth 60 mijë besimtarëve, Papa Francesku ia dedikoi meshën e parë të 2016-ës nevojës për solidaritet dhe mëshirës me rastin e ditës botërore të paqes.

“Jemi ne që duhet të kultivojmë paqen që Zoti kërkon të mbjellë mes nesh. Le ta nisim këtë vit duke hapur zemrat, duke rizgjuar vëmendjen ndaj tjetrit, atyre që kemi më afër dhe më në nevojë”-tha Ati i Shenjtë ndërsa falenderoi dhe shkëmbeu urimet e vitit të ri me presidentin Italian Mattarella.
 
Kreu i kishës katolike u ndal më pas tek dhuna që ka përfshirë vendet në luftë e konflikte. “Forma të shumëllojshme padrejtësie e dhune lëndojnë njerëzimit cdo ditë”-tha Papa duke i kërkuar besimtarëve të zhyten në oqeanin e mëshirës për të kapërcyer indiferencën ndaj tjetrit.
 
Ati i Shenjtë foli edhe për dramën e refugjatëve si një prej pasojave më të dukshme të mungesës së paqes sot në botë. “Arroganca e më të fortit, ligësia që mbjell dhunë e urrejtje. Janë këto shenjat negative sipas Papa Franceskut të kësaj drame. “Nën sytë tanë qindra burra, gra e fëmijë largohen nga lufta, uria, persekutimi të gatshëm të rrezikojnë dhe jetën vetëm për të provuar respektimin e të drejtave të tyre themelore”-vijoi kreu I Kishës Katolike.
 
Mesha e parë e këtij viti u mbajt nën masa të rrepta sigurie, ndërsa Vatikani ishte blinduar nga forcat e sigurisë dhe kontrollet e shumta. Gjatë kremtimit të meshës, nisi dhe marshimi kundër indiferencës i organizuar nga Komuniteti i Sant Egidios në kuadër të ditës botërore të paqes.
 
Me këtë rast Papa Francesku lëshoi dhe mesazhin e tij global kundër indiferencës, apo fenomenit kolektiv të mos shikuarit atë që na rrethon dhe paaftësisë për të mos u prekur nga problemet e të tjerëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë