Meritat e shkrimit të Mesharit, pamëdyshje të librit të parë të dokumentuar gjer më tani, të gjuhës shqipe, prej Gjon Buzukut, priftit pagëzues të gjuhës shqipe, me anë të librit, janë të shumta dhe madje sado kohë që të kalojë, ato do të vijnë vetëmse duke u ngurosur, duke u thelluar në mbamendjen e dijes dhe të shenjës së njëmendtë, madje edhe me shkëlqim të pandërprerë, në vetëdijen e kulturës dhe mbijetesës së botë sanë, të botës arbnore dhe shqiptare, kudoqë gjellin ajo. Mbi të gjitha, afërmendësh, libri Meshari, në jetë të jetëve do të mbetet një gur i rëndë kilometrik, i dëshmisë dhe pranisë së qytetërimit tonë, që shënon kapërcyellin e mugullimave të kohës si prani e shqiptimit të fjalës shqipe, e zërit që e përjetëson ekzistimin e saj, si vatër dhe fanar, si prani e shpirtit dhe shtegtimit të tij, në kohë dhe hapësirë. Në distancën kohore, varësisht motit 1555, kur edhe pa dritën e botimit, vlerat e Mesharit dhe të aktit të Gjon Buzukut, priftit mentar dhe gjuhëdashës, janë të shumëfishta, por midis tyre, nuk do të shmangen nga udha e ekzistencaile e kombit dhe e kulturës shqipe, tre aspekte, jetikë për vetë ekzistencën e qenies dhe të qytetërimit shqiptar:
Së pari: Libri Meshari, përjetësisht do të bart thelbin e universit të shkrimit të shqipes dhe të ekzsitimit të saj, të fillesave dhe të kulmit të dëshmisë së shqipes, të shkëputjes së saj nga heshtja dhe shurdhimi, si dhe të shanseve për të dëshmuar gjallimin e kulturës shqipe, që nëpër këta shekuj ka projektuar jo pak vlera, letrare dhe shkencore. Vepra hyjnore dhe e papërsëritshme e Buzukut, ndërkaq përçon edhe kontributin e vyer të Gjon Kazazit që e zbuloi këtë fakt, por edhe të gjuhëtarit mendjendritur, Eqerem Çabejt, që e transiliteroi dhe e solli në tyrezën e lexuesit shqiptar, në kohët modern.
Së dyti: Meshari, ndërkaq ka vlera të pakrahasueshme historike, të dëshmisë së ekzistencës së arbnorëve, të gjuhës dhe kulturës së tyre, të qytetërimit dhe mbijtesës së vështirë të tyre, që pa droje mundet të barabitet me aktin e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, që bëri epokë me rezistencën ndaj sundimit të perandorisë osmane, pra me matin e madh që frymëzoi rilindasit dhe Rilindjen kombëtare, po kaq edhe me aktin e ngritjes së flamurit në Vlorë, me 28 nëntor 1912, që bekoi pavarësinë shqiptare, nga plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali, duke krijuar kështu gjerdanin e artë të ekzistencës dhe shpalljes së vlerave të qenies arbnore-shqiptare.
Së treti: Me Mesharin, pra me librin e parë të shkruar në gjuhën shqipe, nisur këtu sidomos nga prania e pasthënies, pra të një teksti autorial, si dhe nga prania e disa stilemave poetike, siç na e sugjeron me të drejt E. Çabej, zë fill edhe letërsia shqipe, e cila vjen e formësohet me periudhën parake të letërsisë së hershme shqipe, të shekujve të XVI-XVII, që vjen e përplotësohet nga librat e Lek Matrëngës, Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit, që dihet dhe është pranuar përgjithësiosht nga historiografia e shqipes se hodhën themelet e poezisë dhe prozës shqipe, të leksikografisë dhe historiografisë, kinse të gjurmës së parë të qytetërimit shqiptar të dëshmuar me libra.
Kësaj epoke, themelhedhëse të gjuhës shqipe, të kulturës dhe shkollimit, të letërsisë dhe shkencave të ndryshme, jo vetëm si monumenti më kryesor i saj, por edhe si një gur kilometrik i ekzistencës, së qenies dhe kulturës shqiptare, që na e zgjoi prania e tekstit unik, origjinal të librit të Buzukut në dheun mëmë, në fakt i rri si një kurorë e ndritshme, Meshari, që e nxorri nga përgjumja gjuhën shqipe, nga letargjia e ligjërimit të folur, për të filluar një jetë të re, tashmë ligjërimin e shkruar, që kapërcen kohën dhe kohërat, hapësirën dhe e futi gjuhën shqipe, dhe kulturën e dedhur në shkronjat e saj, në lumin e madh të kulturës së përbotshme, të qytetërimit perëndimor.
Teatri Shqiptar në Amerikë do të prezantohet para publikut tiranas, në kuadër të manifestimeve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe festës së Flamurit kombëtar, në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove, me dy shfaqe: monodramën e Lebit Murtishit, "Unë jam Adem Jashari" dhe "Gjergj Kastrioti Skenderbeun" e Xhevat Limanit.
Jeta dhe vepra e Adem Jasharit, është bërë pjesë e pandarë e familjeve shqiptare kudo qofshin ato, ndaj kjo monodramë na e bënë më të afërt vetë Adem Jasharin, veprën e tij sublime për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, që është një zgjim për jetën dhe veprën e Adem Jasharit.
Në rolin e heroit legjendar Adem Jashari, në këtë monodramë, në regji të aktorit, regjisorit dhe dramaturgut Xhevat Limani, paraqitet aktori Pajazit Murtishi.
Skenografinë e ka realizuar Kristaq Kapedani, kostumet Enkel Dika, koreograf është Altin Naska, muzikën e ka bërë kompozitori Jeton Murtishi, ndërkaq si konsulentë paraqiten Pandi Siku dhe Ilir Borova. Kjo pjesë është në program në Teatrin Kombëtar në Tiranë, më 13 nëntor.
Ndërkaq, premiera e poemës dramatike, "Gjergj Kastrioti Skenderbeut", punuar si projekt i pavarur teatror enkas për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit Kombëtar, është pjesë e autorit Xhevat Limani, i cili e ka bërë edhe regjinë në bashkëpunim me Michael Tylo dhe paraqitet ne rolin e Skënderbeut, ndërsa, soprano Era Hoxha, paraqitet në rolin e Donikës, me arieve të kompozuara enkas për rolin e Dinikës, nga kompozitori Aleksandër Peçi, ndërsa muzikën për shfaqen si tërësi e ka bërë Elvis Peçi, ndërsa si narratore paraqitet Merita Çoçoli.
Skenografia e Kristaq Kapedanit, kostumet e Fadil Sahitit-sipas idesë së regjisorit, përkrenaren dhe shpatën e Lenny Tarrantino e në koreografi të Altin Naskës, efektet e dritës sipas regjisorit, janë disa nga elementet që dëshmojnë se kjo pjesë është punuar me përkushtim të veçantë për një kohë të gjatë.
Siç raporton INA, premiera e shfaqes "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", do të shfaqet në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë, më 16 nëntor, në ora 18.30, për të vazhduar me premierat edhe në qendrat tjera shqiptare: Prishtinë, më 18 dhe 19 nëntor, Shkup, 20 nëntor, Dibër, 22 nëntor dhe përfundimisht në Strugë më 24 nëntor.
Kështu pra, Teatri Shqiptar në Amerikë, me aktor e regjisor nga Struga, do të bëhet pjesë e manifestimeve kulturore-teatrore me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe të Festës së Flamurit Kombëtar.
shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com