TIRANE - Për herë të parë pas 5 shekujsh Meshari i Gjon Buzukut do të ekspozohet në Bibliotekën Kombëtare dhe çdo qytetar do të ketë mundësi ta shikojë deri më 28 Nëntor.
Edhe kryeministri i vendit Sali Berisha e cilësoi këtë ngjarje si shumë të rëndësishme.
“Pas shekujsh vjen në Shqipëri libri i parë i tyre, libri i parë në gjuhën e tyre, formula e pagëzimit në Mesharin e Gjon Buzukut dhe kjo është një ngjarje shumë e madhe për qytetarët e këtij vendi dhe vendin në tërësi. Meshari vjen në kuadër të 100 vjetorit, nga biblioteka e Vatikanit, ku mbahet në ruajtje prej shekujsh, ky dokument themelor i gjuhës sonë.”- tha Berisha në mbledhjen e grupit PD.
"Meshari" i Gjon Buzukut mbërriti dje nga biblioteka e Vatikanit në Tiranë, pas 5 shekujsh. "Meshari" dhe u ekspozua sot në orën 18:00 në Bibliotekën Kombëtare dhe do të qëndrojë deri më 28 nëntor në Shqipëri. Ekspozita është e hapur për çdo qytetar. Sjellja e librit në Shqipëri u mundësua nga Ministria e Kulturës në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. "Meshari" u zbulua më 1740 nga Gjon Nikollë Kazazi, ndërsa është shkruar nga Gjon Buzuku më 1555. Ai u rikonstruktua kohët e fundit në Vatikan.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ngjarje e madhe në 100-vjeto">