Meshkujt muskulozë sukses
me femra, jetojnë më gjatë

Meshkujt muskulozë sukses <br />me femra, jetojnë më gjatë
Në studim u morën rreth 1 milion adoleshentë nga Suedia deri në moshën 24 vjeç.

U zbulua se djemtë me muskuj edhe nëse mbi peshë jetojnë më shumë, janë më të fortë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Meshkujt me trup në formë më të mirë jo vetëm që gëzojnë shëndet të plotë, por gjithashtu janë më tërheqës për femrat. Studiuesit sugjerojnë se djemtë duhet të ndryshojnë objektiv, jo të formojnë trup të bukur për të tërhequr vëmendje tek femrat, por për shëndetin e tyre dhe që të kenë jetëgjatësi.

Nga rastet e shqyrtuara është parë se djemtë me muskuj jetojnë më gjatë sesa shokët e tyre të dobët. Edhe nëse pesha e tyre rritet, prapë është mundësia që të jetojnë më gjatë.

Në provë u vunë djemtë e dobët, pa muskuj me ata të shëndetshëm e me trup të formuar për të bërë ushtrime fizike. U pa se të parët ishin më pak rezistentë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Probabiliteti i sëmundjeve si kancer, sëmundje zemre etj, ishte më i lartë tek ata me fizik më të dobët. Meshkujt muskulozë e të stërvitur janë më të mbrojtur si nga këto sëmundje ashtu edhe nga sëmundje psikike.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë