Meshkujt njohin motorrin e
makinës, por jo trupin e tyre

Meshkujt njohin motorrin e <br />makinës, por jo trupin e tyre
9 në 10 meshkuj e dinë me saktësi ku janë pjesët e makinës, por as gjysma e tyre nuk kanë njohuri bazë mbi problemet e mundshme seksuale Milano- Të gjesh me të parën shufrën që tregon nivelin e vajit poshtë kofanos së makinës tënde? Për 9 nga 10 burra anglezë është njësoj si të pish një gotë ujë.

Por të njohin dhe të kuptojnë sinptomat e një çrregullimi të mundshëm seksual, dinë vetëm 6 në 100 meshhkuj. Është e habitshme, por ky është rezultati i një sondazhi me 1500 meshkuj të rritur në Britaninë e Madhe, nga ku rezulton se - njohuritë mbi trupin tonë dhe veçanërisht patologjitë apo problemet që lidhen me organet riprodhuese, lënë shumë për të dëshiruar. Nëse makina nuk ka më sekrete, trupi jonë, organet dhe sëmundjet më të zakonshme janë ende shumë pak të njohura.

Pyetsori- Idea për të matur nivelin e njohurive të meshkujve mbi shëndetein ka qenë e disa mjekëve të këshillimit të shëndetit on-line anglez, Lloydspharmacy, të cilët u kanë dhënë një pyetsor të thelluar 1.500 pjesëmarrësve, duke matur kështu njohuritë e tyre në dy drejtime: makina dhe organet riprodhuese. Paralelizmi dhe motivacioni ka qenë se: nëse makina nuk funksionon, meshkujt janë në gjendje ta riparojnë vetë ose me ndihmën e mekanikut, dhe po me këtë mënyrë duhet të njohin me siguri disa simptoma dhe të dinë se kujt ti drejtohen edhe në rast të problemeve seksuale. Por përgjigjet e grumbulluara kanë treguar se nuk është pikërisht kështu.

Organet që nuk njihen- Pak më shumë se gjysma e të intervistuarve (52 për qind) ishin në gjendje të njihnin pozicionin e saktë të disa pjesëve të aparatin riprodhues mashkullore, ose të shpjegonin ku formohen spermatozoidët. Përkundër 89 për qind e meshkujve të intervistuar që e dinin me saktësi se ku ndodhej radiatori i makinës së tyre. Por përgjigjet më të çuditshme dhe që bazohen në gojëdhënat popullore, vijnë sa i përket pyetjeve për çrregullimin eretil dhe infeksionet seksuale.

Ka nga ata që besojnë se çregullimi seksual vjen nëse vesh pantollona të ngushta, ndërsa një në 10 meshkuj ka deklaruar se mund të vijë si pasojë e masturbimeve të shumta, dhe po ashtu 10 për qind ia lënë fajin temperaturave të larta të motit dhe ushqimeve të konservuara. Ndërsa përgjigjet jmë të çuditshme sa i përket infeksioneve seksuale, 2 në 5 meshkujt nuk janë në gjendje që të dallojnë shenjat, 1 në 20 mendon që edhe dehidrimi është një prej tyre. Një sinjal i fortë ky që tregon se sa shumë shëndeti i meshkujve ka nevojë për vëmënedje.

Shkrimi u publikua sot në Suplementin Shëndetin në gazetën Shqiptarja.com(print), 24 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi