Meshkujt perëndimorë të rrezikuar nga infertiliteti

Meshkujt perëndimorë të rrezikuar nga infertiliteti
Quhet “kriza e spermatozoideve” sipas mjekëve, duke iu referuar rezultatit të arritur nga studimet franceze.

17 vitet e fundit masa e qelizave riprodhuese mashkullore ra në 32.2 %.

E njëjta tendenzë vihet re edhe në Itali.  Një kërkim i vitit 2011 i bërë në Padova ku u përfshinë 2000 persona, ku gjysma ishin 20 vjeçarë dhe gjysma 40 vjeçarë nxorri që kishte një rënie në 25% të nurmit të spermatozoideve.

Këto të dhëna kanë vënë në alarm specialistët e Londrës, të cilët në Kongresin e fundit të Shqoërisë Europiane të Riprodhimit i kanë kushtuar një ditë të tërë kësaj teme.

Shqetësimet e tyre lindin nga fakti se numri i spermës ndikon në pjellorinë e meshkujve, normalisht një mashkull prodhon rreth 60 milionë spermatozoidë për mililitër sperme, pavarësisht se për tu konsideruar pjellor mjaftojnë edhe 40 milionë.

Nën vlerën e kësaj sasie, veçanrërisht poshtë 20 milionë spermatozoideve, aftësitë riprodhuese të meshkujve reduktohen shumë.

Një studim i kryer në Europën Veriore nga Universiteti i Edimburgut ka zbuluar se një në pesë të rinj ka një sasi të ulët spermatozoidesh, të cilat rrisin mundësinë për tu rrezikuar nga infertiliteti.


Por cilat janë disa nga shkaqet që ndikojnë në këtë rast?

Megjithëse janë ende faktorë hipotetikë mendohet se ato kanë një rol të ndjeshëm në uljen e aftësisë riprodhuese te meshkujt.

Për shembull mund të përmendet pirja e duhanit nga gratë shtatzënë, e cila ka një efekt negativ.

Duke marë parasysh faktin që prodhimi i spermatozoideve është i lidhur me madhësinë e testikujve, fëmijët të cilët lindin para kohe janë më të predispozuar për të qenë më pak pjellorë.

Nxehtësia është një shkak tjetër, përdorimi i saunave dhe i ujit shumë të nxehtë ndikon në rritjen e infertilitetit.

Më pas renditen dhe veset e këqija siç janë pirja e duhanit , marijuanës.

Nga ana tjetër ekziston mundësia që të kontrollohet situata kur ekzistojnë këto probleme.

Do të ndihmonte shumë një dietë e mirë dhe aktivitetet fizike, të cilat do të shërbenin si ilaçet e duhura.

Madje studime të kryera kanë arritur në përfundimin se meshkujt të cilët kalojnë më shumë kohë duke parë Tv sesa duke zhvilluar ndonjë aktivitet fizik janë më pak fertilë.

Redaksia Online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit