UASHINGTON – Alarm kardiologjik më i lartë për meshkujt që nuk hanë mëngjes. Këtë mendim mbështet një studim, i publikuar nga shkencëtarë të universitetit "Harvard School of Public Health" sipas të cilit kush nuk ka ha në mëngjes ekspozohet ndaj sulmeve fatale më tepër se mesatarja.

Hulumtimi, i kryer në 27.000 individë meshkuj nga mosha 45 dhe 82 vjeç, zbulon një rritje me 27% të faktorit të rrezikut për sëmundje të zemrës - të vdekshmërisë nga sëmundja koronare  - mes atyre që nuk hanë mëngjes.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)