TIRANE - Në studimin më të ri është vërejtur rrezik tri herë më i lartë nga sëmundja e kancerit tek meshkujt, që janë sterilë për shkak të azospermisë, pamundësisë së prodhimit të spermës.
Shkencëtarët amerikanë nga “Stanford University” besojnë se faktorët që i kontribuojnë azospermisë mund të rrisin rrezikun për paraqitjen e kancerit, shkruan revista shkencore “Ferility and Sterility”. Gjatë studimit 6-vjeçar janë përcjellë më shumë se 2000 meshkuj të moshës mesatare 36-vjeçare.
Azospermia është e pranishme tek 15% e meshkujve sterilë. Në studimin e mëhershëm azospermia ishte lidhur me rrezikun e shtuar të paraqitjes së kancerit të testiteve.
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.07.2013
Redaksi online
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com