/ ATSH / - Mështekna, e shpallur edhe monument natyre, gjendet në Qarrishtë në vendet: Përroi i Pishës, Fusha e Zezë, Fusha e Dorëzit dhe shtrihet në brendësi të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Mështekna është një dru që rritet në grumbuj por edhe i veçuar nga të tjerët. Ka paraqitje të bukur me lëvoren e bardhë dhe gjethe të ngjashme me ato të plepit të egër.
Një pyll i dendur me mështekna është shumë i bukur dhe tërheq mjaft vizitorë. Druri i mështeknës përdoret për lëndë drusore dhe për ndërtim, por degët dhe gjethet e saja përdoren edhe si bimë mjekësore për kurimin e disa sëmundjeve.
Pylli i mështeknës në zonën e Qarrishtës ka qenë mjaft i dëmtuar vite më parë, por tani nën administrimin e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë si zonë e mbrojtur, ka filluar rigjenerimin e tij duke u bërë një pyll i bukur.
/Shqiptarja.com