Mesiç: Territorin e okupuar nga serbet e kemi dialogua

Mesiç: Territorin e okupuar nga serbet e kemi dialogua
Pavarësia e Kosovës i ka dhënë fund arkitekturës së Evropës sa i përket ndryshimit të kufinjve, ata të cilët mendojnë se do ketë ndryshime të kufinjve në Ballkan janë iluzionist. Ndërsa, marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, ish kryetari i Kroacisë Stjepan Mesiç i quajti kontribut i drejpërdrejtë në funksionimin e rajonit. 

Problemin e veriut të Kosovës, Mesiç e ndërlidhi me rastin e okupimit të një pjese të Kroacisë nga serbët, e njohur si Krahina Serbe(Srpska Krajina) ku në territorin e saj kishte qytetet Osijek, Knin dhe Vukovar.

"Kur një çerek i Kroacisë ka qenë i okupuar, kemi tentuar që e tëra të zgjidhet përmes dialogut, por pasi që kjo nuk rezultoi me sukses, kemi ndërmarr aksione ushtarake, por kur mbeti një pjesë e okupuar e kemi zgjidhur prap përmes dialogut” komentoi Mesiç duke bërë vijë krahasuese me veriun e Kosovës dhe Mitrovicën.

Ish presidenti kroat Mesiç zhvilloi takime me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe me zv.kryeministrin Hajredin Kuçi, ku u vlerësua mbështetja e deritashme e Kroacisë për Kosovën dhe përkrahja e mëtutjeshme nga ana e Zagrebit zyrtar, në zgjerimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe në procesin e integrimit euroatlantik. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot