Lionel Mesi është futbollisti më i shtrenjtë në botë, sipas një studimi të realizuar në Brazil. Argjentinasi kushton jo pak, por 140 milionë euro.

Kështu sulmuesi i Barcelonës është më i shtrenjti në historinë e futbollit. Në vendin e dytë renditet rivali i epokës Cristiano Ronaldo me 96 milionë euro.

Një çmim shumë më i vogël krahasuar me atë të Mesit, por ajo që vlen të theksohet është se

Perez nuk ka hedhur asgjë dëm, pasi portugezi u ble nga Manchesteri për 94 milionë euro.

Në vendin e tretë të renditjes duke plotësuar podiumin e artë është Iniesta me 60 milionë euro.

(d.b/shqiptarja.com)