TIRANË, 21 Qershor/ATSH-Gjergji Mima/ -Argjentina ka mposhtur me vështirësi 1-0 Iranin, në takimin e dytë të vlefshëm për grupin F.
Ndeshja është zgjidhur falë një goli të Lionel Mesit në minutën e 92-të të takimit, atëherë kur dukej se gjithçka do të mbyllej barazim.
Gjatë gjithë takimit Argjenitna ka qenë më kërkuese për fitoren, por Irani është mbrojtur me mjaft rregull, duke mos lejuar treshen sulmuese të Argjentinës, Mesi, Aguero, Higuain, të jenë të rrezikshëm.
Në pjesën e dytë Irani ka qenë më kërkues duke patur edhe disa raste për shënim, por gjithçka është zgjidhur nga ylli argjenitans, Lionel Mesi që me anë të një goditje të bukur nga jashtë zone ka mposhtur portierin e Iranit.
Kjo fitore e kualifikon Argjentinën në fazën tjetër, teksa ndodhet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Irani mbetet në kuotën e 1 pike.