Lionel Mesi do të jetë i Barcelonës deri në vitin 2018 duke ju mbyllur derën të gjithë interesimeve nga Anglia, Franca apo disa vende të tjera për një trasferim të mundshëm.

Pas disa ditësh negociata me drejtuesit e ekipit blaugran, argjentiasi sot ka hedhur të zezën mbi të bardhë duke firmosur deri më 2018. Kështu Barcelona arrin që të blindojë yllin e saj për një kohë shumë të gjatë. Pas firmosjes së kontratës të dy palët janë shprehur për mediat mjaft të kënaqur.

Presidenti Rosell deklaroi se’ Jemi të kënaqur që vazhdojmë bashkëpunimin me Mesin, i cili është një futbollit që vlerat e të cilit të gjithë i njohin’. Ndërsa Mesi i ka shprehur edhe njëherë besnikërinë ekipit të tij.

“ Barcelona është ekipi im dhe këtu do të përfundoj karrierën. Ndihem i vlerësuar për besimin që kanë drejtuesit” përfundon Mesi. Kështu Barcelona përfundon ciklin e firmosjes së kontratave pas asaj me Iniestën, Xanin, Pujol dhe tashmë Mesin.


Dylber Balla