Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi të dielën ka vendosur rekord të ri për nga numri i golave brenda një viti, Mesi me dy gola në fitoren e Barcelonës ndaj Betisit e ka dërgoi numrin e golave në vitin 2012 në 86, duke ia kaluar gjermanit, Gerd Muller, por një futbollist i Zambias ndoshta mban një rekord më të rëndësishëm.

Sipas mediave evropiane Mesi nuk është rekordmeni i vërtetë, pasi këtë rekord e mban Godfrey Chitalu nga Zambia. Chitalu ka shënuar 107 gola në një vit në të gjitha garat.

Chitalu ka qenë futbollisti më i mirë i Zambias në histori, pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai udhëhoqi ekipin kombëtar. Por historia e tij u mbyll me një fund tragjik, pasi u vra në Gabon më 27 prill të vitit 1993.

(d.b/shqiptarja.com)