Sulmuesi i ekipit të Barcelonës, Lionel Mesi beson se do të arrijë që të kthejnë ndeshjen e parë të humbur në Gjermani me rezultatin 4-0. Barcelona në finale? “Sigurisht që po, cdo gjë është e mundur.

Akti i dytë nuk ka përfunduar dhe ne nuk e kemi thënë fjalën e fundit. E gjithë bota beson se Barcelona do të jetë në finalen e ‘Uemblit’. Do të jetë shumë e vështirë, pasi Bajneri përvec se është një ekip shumë i fortë, ka në anën e tij edhe një rezultat mjaft komod.

Megjithatë ne nuk do të dorëzohemi për të shkuar në finale, pasi kemi kapacitetet e mjaftueshme për të përmbysur ndeshjen e parë” përfundon Mesi.

Ndërsa Presidenti i nderit i ekipit të Bajernit të Mynihut Franz Bekenbauer i ka bërë thirrje ekipit të tij që të bëjë kujdes nga manovrat e Barcelonës për të fituar ndeshjen.

Sipas legjendës gjermane, Barca nuk do të dorëzohet lehtë nga Shansi për të shkuar në finalen e Ligës së Kampioneve. “Barcelona do të bëjnë të pamundurën për të fituar.

Do të provokojnë dhe do të përdorin çdo truk të mundshëm, të lejuar dhe të palejuar. Më i rëndësishmi i ndeshjes do të jetë arbitëri. Katalanasit do të mundohen të hutojnë lojtarët tanë me ngacmime personale, por nuk duhet të biem në këtë kurthi”përfundon Bekenbauer.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)