Lionel Messi, pasi është kthyer nga pushimet ka deklaruar se fituesi i Topit të Artë do të jetë mes tij dhe portierit të Realit, Iker Casillas,duke harruar Cristiano Ronaldon, që është gjithashtu një nga pretendentët më të fortë për këtë trofe.
“Iker Kasijas mund të jetë fitues i Topit të Artë. Mendoj se do të jetë mes ne të dyve. Do të ishte fantastike që të fitoja prapë”, u shpreh Messi. Përsa i përket deklaratave të Ronaldos, Mesi është shprehur se: “S’më interesojnë deklaratat e Ronaldon. Ne dominuam disa vite, ndërsa Reali është kampion vitin e fundit. Kam pushuar mjaft dhe jam i gatshëm për edicionin e ri” përfundoi Mesi.