Mesi:Jo gjendje emergjente,por intensifikim i ndihmave në Shkodër

Mesi:Jo gjendje emergjente,por intensifikim i ndihmave në Shkodër

Zëvendës kryeministrja e vendit Senida Mesi ka dalë sot në një deklaratë për mediat për situatën alarmante të Shkodrës. Ajo mblodhi Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave për intestifikimin e përpjekjeve ekzistuese dhe menazhimin e përmbytjeve në Qarkun Shkodër.
Mesi vendosi shtimin e ndihmave në zonat e përmbytura, si në ushqime dhe në forca në terren, por nuk vendosi shpalljen e gjendjes së emergjente.

Deklarata e plotë e zëvendëskryeministres Senida Mesi
Zëvendës kryeministrja Senida Mesi mblodhi sot në 21 mars Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave për të intensifikuar përpjekjet ekzistuese për manaxhimin e përmbytjeve në Qarkun Shkodër
Që prej datës 5 Mars 2018 vazhdon pa ndërprerje angazhimi në terren i të gjitha strukturave të shtetit për përballimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve të motit në Qarkun e Shkodrës.

Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës kanë pasur prurje dhe nivele të larta prej disa ditësh, por përkeqësimi i situatës ka ndodhur, më datë 19.03.2018, duke filluar nga mëngjesi dhe në vijueshmëri gjatë gjithë ditës. Rritja e niveleve në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës ka shkaktuar dhe rritje të hartës së përmbytjeve.

Vihet re se ka rritje të niveleve: Me rreth 32 cm të Liqenit të Shkodrës dhe me rreth 44 cm të lumit Buna. Si rrjedhoë sipërfaqja e totale nën ujë dhe e përmbytur ka arritur rreth 4216 ha në këto njësi:

Njësia Administrative Dajç
Njësia Administrative Ana e Malit
Njësia Administrative Bërdicë
Njësia Administrative Velipojë
Njësia Administrative Rrethina
Në zonën e Livadheve Qyteti SHkodër
Njësia Administrative Guri i Zi

Për përballimin e kësaj situate, prej datës 05.03.2018 Forcat e Armatosura në total kanë angazhuar 373 forca, 73 mjete të kalueshmërisë së lartë si edhe motobarka, gomone dhe autobote uji. Janë në gadishmëri pranë qarkut Shkodër dhe mbi 150 Forca nga Policia e Shtetit me mjetet e duhura të kalueshmërisë së lartë për të mbështetur banorët e zonës.

Ministria e Mbrojtjes nga data 06.03.18 deri tani ka dërguar në Prefekturën Shkodër 70 ton ushqime për bagëti. Nga Rezervat e shtetit janë dërguar bazë tjetër ushqimore dhe uji i pijshëm për banoret.

Sikurse e kam theksuar edhe në vizitat dhe inspektimet e mia të mëparshme në nën Shkodër që prej fillimit të situatës së përmbytjeve, manaxhimi i kësaj situate ka nevojë për bashkërendim të gjerë të të gjithë ministrive dhe autoriteteve vendore. Për këtë arsye, e kam thirrur sot më 21 Mars 2018 Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile dhe

Krizave pasi vlerësoj që ka nevojë të intensifikojmë përpjekjet ekzituese për të manaxhuar situatën në shërbim të banorëve.

Në këtë mbledhje të sotme, disktuam situatën si edhe përcaktuam kapacitetet njerëzore dhe logjistike të tjera që nevojiten krahas atyre të alokuara për përmballimin e përmbytjeve në Qarkun Shkodër dhe parandalimin e situatës më tej.

Vendosëm:

1. Të shtojmë furnizimin me bazë ushqimore për banorët dhe uji të pijshëm. Edhe pse ujësjellësi funksionon në disa zona të prekura, është më mirë të mos përdoret.
2. Të shtojmë furnizimin me bazë ushqimore për gjënë e gjallë.
3. Të shtojmë forcat në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve sipas nevojave të tyre.

Në këtë moment është e rëndësishme manaxhimi i situatës me të gjitha kapacitetet në dispozicion. Në fazën e rekuperimit është shumë e rëndësishme të evidentojmë dëmet dhe pasojat dhe të marrim masat për parandalim të mëtjeshëm.

Në fund dua të shtoj një falenderim të veçantë për të gjithë forcat në terren prej tre javësh dhe i përgëzoj për punën dhe realizimin me përkushtim të detyrës.


e.gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë