Mesila Doda: Kërcënimi për Tahirin
“Të var te palma”, ishte batutë

Mesila Doda: Kërcënimi për Tahirin<br />“Të var te palma”,   ishte batutë
TIRANE-  Deputetetja e Partisë Demokratike, Mesila  Doda e vlerësoi si batutë, shprehjen “Varesh te palma po iu afrove kryeministrisë”, me të cilën gjatë një debati të nxehur në një emision televiziv për “21 janarin” iu drejtua deputetit të PS, Sajmir Tahiri.

Deputetja theksoi se ka marrëdhënie të mira me kolegët dhe dekarata ishtë pjesë e diskursit mes politikanëve. Ajo sqaroi se batuta ka kaluar duke qeshur mes saj dhe Tahirit.

“Ligjerata e politikanëve shumë herë është e rëndë. Unë jo gjithmonë kam iniciuar gjuhën e tillë. Doja të theksoja unë nuk besoj tek dhuna si kategori. Ai është një lloj dialogu mes politikanëve, por nga ana njerëzore kam marrëdhënie të mira me deputetët. Varet nga momenti politik. Tonet janë shumë të ashpra. Batuta ishte në kuadër të dickaje që u tha. Shprehja që kupton se nuk mund të prekni institucionet e shtetit”,- u shpreh Doda në “5 pyetje nga Babaramo", të tv NEWS24.

Doda duke vënë në dukje se mes politikanëve ai që dominon është diskursi maskilist, nënvizoi se një femër duhet të dijë të reagojë. “Unë besoj se jam person i drejtëpërdrejtë. Ka dhe pemë të ndryshme, rëndësi ka të varet. Batutë kjo. Nuk më mungon respekti për Tahirin. Ka kaluar duke e qeshur”,- u përgjigj Doda me humor.

Lidhur me cështjen shumë të nxehtë, atë të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, deputetja e PD, Mesila Doda theksoi se kandidati do të jetë nga radhët e mazhorancës, konkretisht nga instancat e larta të PD. “Mendoj se emri do dalë nga mazhoranca, do jetë një person nga instancat e larta të PD”. Sipas Dodës, është kryeministri që do të iniciojë këtë debat në PD dhe më pas do konsultohet gjerësisht brenda strukturave të PD. Por, sic theksoi ajo, zgjedhja e presidentit do të jetë një proces kushtetues dhe se ‘kandidatura e vlefshme për Presidentit do të dalë absolutisht nga PD”.

JA DIALOGU NE TV
Mesila Doda: Unë të jap një siguri, dy siguri sot zoti Tahiri: këtu do të ketë hetime të mëtejshme dhe ata njerëz që shkuan mish për top do të hetohen deri në fund ata dhe organizatorët. Siguria e dytë: ditën tjetër që do të të shkojë mendja të shkosh në kryeministri, ti do të varesh te ato palmat atje. Këtë po ta japë unë. Ti vetë së bashku me kryetarin tënd. Provo dhe shko e vër dor te institucionet. Ti do të varesh te palmat atje
Saimir Tahiri: Ouuuu, me ca sigurie e thua ti këtë?
Mesila Doda: Nuk duroj dot si qytetare këto mostra, mostra që kanë 50 vjet që degjenerojnë këtë shtet. Ti nuk e bën dot më. Ju që i çoni njerëzit mish për top, kjo kohë ka mbaruar. Nuk e bëni dot këtë mish- mash
Saimir Tahiri: Po s’ke faj, ky është mentaliteti juaj… S’përballoj dot një deklaratë nga një përfaqësuese e mazhorancës që thotë do varesh në palma…por është tërësisht mentaliteti qeverisës që i mori jetën atyre njerëzve në 21 janar.
Mesila Doda: Ditën që do vendosesh, ti harroje dhe njëherë që çunat e bllokut të bëjnë mish- mash këtë vend. Dëgjoje Sajmir Tahiri me presion nuk e bën dot këtë gjë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot