Mësim dhe punë njëkohësisht! Rritet interesi për zanatet! Vëzhgimi i Report Tv në shkollat e mesme profesionale Fier e Elbasan

Nxënësit e degës së Informatikës në Elbasan kanë zgjedhur të mësojnë dhe punojnë njëkohësisht. Për ta nuk është aspak e vështirë t’i bëjnë të dyja.

“Arsyeja që zgjodha informatikën në shkollë profesionale është tregu i punës. Unë punoj dhe shkollohen njëkohësisht. Studioj tani për informatikë dhe më vonë do ndjek profilin design", tha një nxënës.

“IT është degë e përhapur na sjell të ardhura. Është zgjedhje e mirë për mua dhe e kam pasion. Edhe jashtë shtetit është mundësi e mirë sepse është e njohur jashtë diploma”, u shpreh një tjëtër.

Dëftesa njihet edhe jashtë vendit, tha drejtori Leonidha Haxhinikolla, duke shtuar se këtë vit janë regjistruar 400 nxënës në vit të parë, në 9 degët që ofron shkolla e mesme profesionale.

“Dega më e preferuar është IT, ku kemi hapur 3 klasa paralele dhe 2 klasa elite. Shkolla ka 9 drejtime dhe është një ndër më të mëdha në gjithë Shqipërinë. Fëmijët po drejtohen drejt arsimit professional sepse është e ardhmja. Kanë këtë favor, fëmijët që vijnë në shkolla profesionale, diploma njihet në gjithë europën, s’ka nevojë për konvertim”, tha Drejtor i Shkollës profesionale Elbasan, Haxhinikolla.

Interesi është rritur gjithashtu për degët kuzhinë dhe hoteleri-turizëm.

“Ne synojmë që nxënësit t'i punojmë që në vitin e 2 dhe 3. Tregu vendas ka interes për kuzhinier”, tha Naim Bashmili, shef kuzhine.

“Pasioni për gatimin më ka shtyrë të ndjek shkollën për kuzhinë. Shkolla më ka dhënë mundësi që të punësohem që në vitin e parë”, u shpreh një nxënës.

I njëjti trend është Fier, ku në vitin e parë mësojnë 220 nxënës në shkollën e mesme profesionale “Petro Sota”.  

"Kemi 560 nxënës, ku 220 janë në klasë të 10-të. Drejtimet jane Elektronike, Sherbime transporti, Mekanike ,Teknologji  Informacioni  dhe komunikim, Kerkim, Shpim dhe Shfytzim nafte, gazi dhe uji. Me vendim te keshillit te ministrave marin burse nxenesit e drejtimit te naftes”, tha drejtoresha e shkollës profesionale Arta Leka.

Ndërsa nxënësit tregojnë diferencën mes gjimnazit dhe shkollës profesionale.  

“Profesioni termohidroalik, është shkollë perfekte për të marrë zanatin. Sot po merremi me instalimet e ëprgjithshme, më së shumti të tualeteve. Nxënësit që mbarojnë 9-vjecaren duhet të ndjekin arsimin profesional se diploma njihet në gjithë botën.

Jam i kënaqur nga puna që kryejmë këtu. Jemi të punësuar në biznese që kanë ortakëri me shkollën. Kemi marrë eksperiencë. Mund të ndjek universitetin për Mekanikë, pasi të mbaroj të mesmen.

Jam në vitin e dytë, për naftë. Është një degë e mirë dhe kemi makinete dhe tregojnë për shpimin e naftës. Metodat e shfrytëzimit. E kam zgjedhur se është degë që kërkohet shumë nga Albpetrol”, thanë nxënësit.

Për të zhvilluar orët praktike, shkolla profesionale bashkëpunon me 120 bizenese të qarkut të Fierit.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut