Mësohet data kur nis Serie A në Itali

Mësohet data kur nis Serie A në Itali

Festa e tifozëve të Napolit pas shpalljes kampion

Sezoni i ri 2023-2024 i Serie A do të fillojë më 20 gusht dhe java e fundit do të luhet më 26 maj. FIGC dhe Lega Serie A kanë konfirmuar datat e fillimit të sezonit të ri në një takim të mbajtur dje.

Serie A do të ngrejë siparin më 20 gusht, teksa finalja e Kupës së Italisë është caktuar paraprakisht të zhvillohet më 15 maj 2024. Përsëri do të jetë “Olimpico” i Romës që do të presë këtë finale.

Veç Serie A është vendosur edhe fillimi i Serie B, e cila do të fillojë më 19 gusht dhe do të përfundojë më 10 maj 2024. Sezoni në Serie C do të fillojë më 27 gusht dhe do të përfundojë më 28 prill 2024. Kujtojmë se në ditët në vazhdim do të hidhet dhe shorti për të mësuar kalendarin e plotë të ndeshjeve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë