Mësohet shkaku i ngordhjes se Pelikanëve në Lagunën e Nartës

Mësohet shkaku i ngordhjes se Pelikanëve në Lagunën e Nartës

Dy Pelikanë Kaçurrel  janë gjetur së fundmi të ngordhur ne Lagunën e Nartës. Shpendët janë gjetur nga kalimtarët dhe në fillim u dyshua se jan qëlluar me armë gjahu, por sipas 'AOS' (Albanian Ornithological Society) ata kanë ngordhur si pasojë e hasjes në rrymën elektrike.

Me anë të një reagimi AOS shpjegon se janë gjetur poshtë linjave elektrike gjë që konfirmon përplasjen në telat më elektricitet.

Pelikani Kaçurrel dhe autokton në Shqipëri, konsiderohet gjithashtu edhe si një nga më të rrallët në të gjithë Mesdheun që preferon të rritet Lagunën e Karavastasë në Divjakë dhe atë të Nartës në Vlorë.

Postimi i plotë i 'AOS':
Dy pelikanë të ngordhur janë gjetur këto ditë në Kriporet e Nartës. Individi më i fundit, është me siguri folezues i tanishëm në koloninë e Divjakës nisur nga ngjyra e verdhë në portokalli e xhepit të sqepit dhe pjesës së sipërme të kraharorit. Hipoteza të ndryshme janë hedhur në media mbi arsyen e ngordhjes së tyre dhe theksi është vënë tek goditja me armë zjarri. Por asnjë prej pelikanëve të ngordhur nuk shfaq plagë të armëve të zjarrit.

Pelikanët e ngordhur janë gjetur gjithmonë poshtë linjave elektrike prej ku ngrihet dhe hipoteza se ata mund të jenë përplasur me këto linja që, për fat të keq, shtrihen gjerësisht në territorin e kripores.

Gjithashtu, intervistat e kryera me banorë e përdorues të zonës konfirmojnë se shkaku më i mundshëm i ngordhjes është përplasja. Jo vetëm kaq, sipas tyre 4-6 Pelikanë dhe më shumë flamino humbasin jetën cdo vit në Kriporen e Nartës nga përplasja me linjat elektrike.

Përplasja me infrastruktrën e energjisë është e njohur si një nga shkaqet e ngordhjes masive të shpendëve. Studime përmbledhëse tregojnë se cdo vit rreth 1 miliard shpendë në botë humbasin jetën nga përplasja. Përplasjet më të shumta ndodhin kur linjat e rrezikshme shtrihen në zona të njohura për shtegtim masiv të shpendëve. Narta është pikërisht një prej ketyre zonave ku dhjetëra shpend përplasen me linjat elektrike ndërsa mijëra të tjerë rrezikojnë përplasjen.

Ky kërcënim në Nartë, por edhe në zona të tjera të rëndësishme për shpendët, duhet shmangur një orë e më parë! Në plot vende europiane, operatorët e sistemit të shpërndarjes apo transmetimit të energjisë ndërmarrin groposjen e linjave për të shmangur tërësisht rrezikun në Zonat e Rëndësishme për Shpendët dhe Biodiversitetin (IBAs). Ndërkaq, në zona të tjera përdoren gjerësisht devijuesit e fluturimit të shpendëve (si në figurën më poshtë) të cilët i paralajmërojnë shpendët nëpërmjet imazhit ose zhurmës për prani dhe më pas shmagie të përplasjes me linjat.

Ka ardhur koha që këto masa të zbatohen edhe në territorin e Zonave të Rëndësishme për Shpendët e Biodiversitetin (IBAs) apo Zonave Kyc për Biodiversitetin (KBAs) shumica e të cilave sot janë të shpallura Zona të Mbrojtura, Zona Ramsar, Zona Emerald etj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 19/04/2019 21:09

    Sa keq, sa keq , sa keq! Popull neandërtal injorant!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja