Mësoni cilat kombëtare shkojnë
në botëror e cilat në fazën Playoff

Mësoni cilat kombëtare shkojnë<br />në botëror e cilat në fazën Playoff
Kualifikueset e boterorit “Rusi 2018” luajtën mbrëmjen e djeshme ndeshjet e parafundit, ndërsa ndeshjet përmbyllëse janë në ditët në vijim dhe mbyllen me datë 10 tetor.

Në përfundim do të shohim  edhe kush do jenë përfaqësueset që do sigurojnë pjesmarrjen direkte në botëror dhe kush do të shkojë në fazën Playoff.

Por deri më tani një pjesë e kombëtarëve e kanë siguruar matematikisht pjesmarrjen në botëror.

Situata në grupin A është akoma e paqartë, duke qenë se Franca kryeson grupin me 17 pikë dhe ndiqet nga Suedia me 1 pikë më pak, por është Hollanda që pretendon për një vend në fazën e Playoff, në ndeshjen vendimtare që ka me Suedinë në fushën e saj.

Por në këtë grup janë edhe dy ndeshje për tu luajtur, bashkë me ndeshjet që do të zhvillohen në ditën e sotme.

grupin B Portugalia dhe Zvicra do të luajnë “finalen” midis tyre. Zvicra kryeson grupin me 24  pikë dhe ndiqet nga Portugalia me 21 pikë.

Portugalia mund të ngjitet në vendin e parë vetëm nëse fiton 2-0 ose më shumë pasi në ndeshjen e parë është mundur nga Zvicra po 2-0 në ndeshjen e parë.

Ky nuk është skenari i vetëm pasi të martën do të zhvillohen edhe ndeshjet përmbyllëse që do të tregojnë pasqyrën e plotë të këtij grupi.

Në grupin C janë përcaktuar skuadrat që do të marrin pjesë në botëror.

Gjermania ka siguruar matematikisht një vend në botëror, ndërsa në fazën Playoff do të shkojë Irlanda Veriut.

Grupi D duket më i komplikuar.

Serbia kryeson me 18 pikë, e cila pret në ndeshjen e fundit pret Gjeorgjin në shtëpi.

Ndeshja që përcakton fatet e këtij grupi është mes Uellsit dhe Irlandës të cilat kanë respektivisht 17 dhe 16 pikë.

Grupi E kryesohet nga Polonia me 22 pikë, e cila në rast barazimi ose fitoreje me Malin e Zi shkon direkt në botëror, ndërsa në Playoff shkon Danimarka.

 Një fitore e mundshme e Malit Zi ndaj Polonisë dhe humbja e Danimarkës do të hapte një mundësi për Malin e Zi, të cilët duhet të rregullojnë edhe golavarazhin.
 
Grupi F e ka të përcaktuar skuadrën që shkon në botëror, Anglia kualifikohet me 23 pikë.

Ndërsa pjesmarrja në Playoff diskutohet midis Skocisë me 17 pikë, Sllovakisë me 15 pikë dhe Sllovenisë 14 pikë.

Grupi G ku bën pjesë edhe Shqipëria janë përcaktuar dy vendet e para.

Spanja shkon në botëror si e para e grupit me 25 pikë, ndërsa Italia duhet të kalojë fazën Playoff pasi u rendit e dyta në grup me 20 pikë kur ka mbetur edhe një ndeshje për tu zhvilluar.

Ndërkohë që Kombëtarja jonë ka mundësinë që të arrijë objektivin e saj duke u renditur si e treta në grup. Kjo do të varet nga rezultati i ndeshjeve Spanjë-Izrael dhe Shqipëri-Itali. Në rast se Izraeli nuk fiton ndaj Spanjës, Kombëtarja jonë e ka të sigurtë vendin e tretë.

grupin H, Belgjika renditet e para me 22 pikë dhe matematikisht merr pjesë në botëror.

Ndërsa faza Playoff diskutohet midis Bosnje & Hercegovinës, që renditet e dyta me 14 pikë dhe ndiqet nga Greqia me një pikë më pak.

Matematikisht në lojë është edhe Qipro që ndodhet në kuotën e 10 pikëve kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar.

grupin I, Islanda kryeson me 19 pikë, e cila ka në dorë kualifikimin direkt në botëror në ndeshjen e fundit kundër Kosovës.

Vendi dytë diskutohet midis Kroacisë dhe Ukrahinës, në ndeshjen e fundit midis tyre në Ukrahinë.

Ukrahina do të kualifikohej vetëm në rast fitoreje.

Në fazën e Playoff kalojnë 9 kombëtare por vetëm 8 do të ndeshen për të siguruar një nga 4 vendet që shkojnë në botëror nga kjo fazë. Ekipi i renditur i dyti në grup me më pak pikë në krahasim me vendet e tjera të dyta përjashtohet nga faza e Playoff.
rusia 2018

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool