Mësoni se si ndikon ndryshimi
i klimës në shëndetin mendor 

Mësoni se si ndikon ndryshimi<br />i klimës në shëndetin mendor 
Ndryshimi i klimës ka efekte të habitshme në shëndetin mendor të njerëzve, ndryshime të cilat nuk i keni ditur më parë.

“Ndryshimi i klimës është edhe shkaku kryesor për krizat nervore dhe sa më i shpeshtë të jetë, i përkeqëson më shumë ato”, ka thënë Dr.Lise Van Susteren, psikiatre dhe anëtare e bordit në Universitetin e Harvardit.

Ekspertë të ndryshëm kanë zhvilluar një studim lidhur me ndikimin e ndryshimeve klimaterike në shëndetin mendor.

Rritja e temperaturave dhe reshjet ekstreme të shiut janë të lidhura ngushtë me rritjen e nivelit të konflikteve mes njerëzve dhe grupeve. Dhe këtë ata e shpjegojnë me faktin se temperaturat e larta, rrisin adrenalinën, e cila nxit agresivitetin.

Ekziston edhe një “lidhje” mes rritjes së nivelit të ndotjes (që mund të shkaktohet nga rritja e temperaturave) dhe rritjes së rrezikut për problemet mendore. Kur një person thith ajër të ndotur, ai ajër mund të dëmtojë nervin e nuhatjes dhe mund të shkaktojë inflamacion nervor.

Inflamacioni nervor është i lidhur me çrregullime për të gjitha moshat, duke përfshirë sëmundjen Alzhemier dhe problem në të mësuarit e gjërave, memorie, perceptim dhe zgjidhjen e problemeve.

Studimi thotë se kur gratë shtatzëna ekspozohen ndaj ndotësve të ajrit, fëmijët e tyre kanë shumë gjasa të kenë simptoma  ankthi dhe depresioni.

Studiuesit theksojnë se duhen marrë masa për ndryshimet klimatike, pasi do të ketë pasoja shumë negative në shëndetin mendor të fëmijëve në të ardhmen.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë