Ylli argjentinas, Lionel Messi ka barazuar rekordin e legjendës së futbollit Pele për golat e shënuar në rang klubesh.

Me golin e shënuar kundër Valencias mbrëmjen e sotme, Messi shkoi në kuotën e 643 golave për Barcelonën, shifër e njëjtë me atë të Peles me Santosin.

Pele shënoi 643 gola me Santosin në vitet 1956-1974, kurse Mesi e arriti këtë shifër në periudhën 2005-2020.

Messi shënoi golin e parë të mbrëmjes së sotme në përballjen kundër Valencias, por sërish blaugranat kanë barazuar me shifrat 2-2.

Aktualisht, katalanasit renditen në vendin e 6 në kuotën e 21 pikëve.